Bota

Rrëzohet një avion në Turqi, humbin jetën dy pilotët

25 Prill 2022, 16:33| Përditesimi: 25 Prill 2022, 16:44

  • Share

Një avion pa motor është rrëzuar në Bursa, në Turqi. Për pasojë kanë ndërruar jetë dy pilotët që ndodheshin në avion, Furkan Ökten dhe Murat Avşar.

Rrëzimi i avionit shkaktoi panik në vendin e ngjarjes, ndërsa janë dëgjuar edhe shpërthime. Guvernatori i Bursës tha se në avion ndodheshin vetëm 2 pilotët, të cilët ndërruan jetë në vend.

2 shtëpi dhe 2 makina u dëmtuan, pas rrëzimit të avionit, i cili shpërtheu në flakë, ndërsa nuk ka dëme të tjera në njerëz. Shkaqet e rrëzimit nuk janë zbuluar ende.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?