Kronikë

Rrëzoi në tokë gazetaren dhe operatorin pasi donin të filmonin vendin ku u vra Ruzhdi Hoxha në Qafë Mollë, shkarkohet dhe ndiqet penalisht efektivi i policisë

7 Nëntor 2021, 09:44| Përditesimi: 7 Nëntor 2021, 10:52

  • Share

Efektiv që shty dhe rrëzoi një ditë më parë gazetaren Anila hoxha dhe operatorin që e shoqëronte është shkarkuar nga detyra dhe do të ndiqet penalisht. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi  bën thirrje që qytetarët të denoncojnë raste të tilla në mënyrë që të mos ketë më shfaqje të tilla të shëmtuara.

“Lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë me gazetaren Anila Hoxha, dua t’ju informoj se efektivi i policisë është larguar nga detyra. Drejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtori i SHÇBA kanë komunikuar menjëherë me gazetaren, si dhe në bazë të kallëzimit të saj efektivi do të ndiqet penalisht. I kërkoj ndjesë dhe e falënderoj znj. Hoxha, si dhe iu bëj thirrje gjithë qytetarëve që ndeshen me efektivë të tillë policie të mos heshtin, por t’i denoncojnë. I garantoj se toleranca për këto shfaqje të shëmtuara si ajo e një dite më parë do të jetë zero. Gjej gjithashtu rastin t’u bëj thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos ia lejojnë vetes të bien në këtë nivel, që i përjashton ata automatikisht nga radhët e uniformave blu”, shkruan Çuçi.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë ku gazetarët kishin vajtur për të raportuar në Qafë Mollë ku u gjet i vrarë dhe i groposur biznesmeni Ruzhdi Hoxha. Gazetarët nuk u lejuan nga policia të filmon dhe t’i afroheshin vendit të ngjarjes, ndërsa një nga efektivët e policisë është nervozuar dhe ka shtyrë me forcë një operator. Ky i fundit ka rrëshqitur dhe më pas ka rrëzuar në tokë edhe gazetaren Anila Hoxha, të cilët përfunduar në një rrëpirë buzë rrugës.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe SHÇBA, e cila thotë se ka nisur një inspektim për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe vënien përpara përgjegjësisë të punonjësve të Policisë së Shtetit që kanë shfaqur sjellje jo etike e konform detyrës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/11/2021 00:36

    Megjithese shiriti i verdhe nuk eshte afer vendit te krimit,prape,nuk d.m.th.qe te shkelet.Ne video duket shume qarte qe gazetaret jane shkelesit.Polici ka vepruar pak ashper,por kjo nuk eshte arsye qe te pushohet dhe te ndiqet penalisht.Nuk ka asnje garanci qe gazetaret mund t'i bindeshin te largoheshin thjesht me fjale dhe jam e sigurt qe po te ishte vend i sheshte ,nga ajo shtyrjeje,nuk kishte per t'u rrezuar asnjeri.Gjithashtu policia duhej te jepte nje konference shtypi te shkurter,aty afer,thjesht per te ulur kuriozitetin e ethshem te gazetareve per ngjarjen.Keshtu vepron bota dhe keshtu mund te evitohej ndonje incident si ky me policin.Mendoj qe eproret,duke filluar nga ministri e poshte,kane bere nje gabim shume te madh duke e pushuar kete polic,nje mase disiplinore e thjeshte ishte e mjaftueshme.

    Përgjigju
  • Tedi: 07/11/2021 23:04

    Serish, je organ jo kompetent merr funksuonet e nje tjeter organi ne menyre krejt skandaloz dhe vetem per show politik. Drejtori i policise emeron dhe shkarkon punonjesit e policise jo Ministri. Drejtori i policise ka detyren e transparences ndaj publikut per organin te cilin drejton dhe eshte pergjegjes, jo ministri i brendshem. Keto tip karakteresh kane nevoje per shkolle dhe edukim jo barinjte!!!

    Përgjigju
  • Qwert: 07/11/2021 16:15

    Kush prek edhe shtyn gazetaret me dor , robt e shpis ku ti ket ..se gazetaret perballen me lloj lloj situata te veshtira..gazetaret duhet ti mbroj i gjith populli.

    Përgjigju
  • xXx: 07/11/2021 14:09

    Ik thuaji "o d***l" ndonjë polici në BE se t'i hedhin prangat në vend.Në këtë rast nuk dua të mbuloj jo profesionalizmin e thellë të policisë së shtetit...

    Përgjigju
  • Sala: 07/11/2021 13:03

    Cfare lesh gazetare , pa mbaruar policia hetimin e vendit dhe grumbullimin e te dhenave , shkelin me kembe dhe prishin vendin e ngjarjes.

    Përgjigju
    • XXX: 07/11/2021 15:18

      O debil ishin jasht shiritit policor gazetaret o injrant

    • F-35: 07/11/2021 13:54

      Sala, 100% dakord me ty. Mbeshtetja e solidariteti me policine pothuaj mungon, ndersa sulmohet nga te gjitha anet. S'po mohoj problematikat ne policine e shtetit.

  • Goni: 07/11/2021 12:46

    Po sa here kemi degjuar qe polici te thote do te fus ne burg haken

    Përgjigju
  • rezi: 07/11/2021 10:57

    Nga sa shihet, njerëzit e medias nuk respektojnë rregullat e vëndit të ngjarjes, futen brënda shiritave ndarës dhe sigurisht prishin edhe gjurmë ndoshta të vëndit të ngjarjes. Polici i ka thënë të largohet, kur është larguar ky personi, jo kameramani, ka rrëzuar gazetaren që edhe ajo ka hyrë më shumë se c'duhet në zonën e ndaluar. Pastaj fjalori i përdorur nga gazetarja flet për edukatën e saj, për të ardhur keq që ata shajnë e fyejnë të tjerët në detyrë, duke menduar se kanë të drejtë të veprojnë si të duan. Nuk ndodh në perendim kjo, jo në Skandinavi të paktën, nuk dilet me konkluzione direkt në shtyp apo media, lexohen menjëherë dëshmitë dhe na shfaqen në media kur ende nuk dihet shkaku. Gazetari duhet të respektojë rregullat, habitemi se si pa u hetuar, pa u analizuar provat, jepet verdikti nga kjo gazetare...në Skandinavi nuk komentohet pa u hetuar ngjarja, sepse pa dashur (nuk them me qëllim) këta lloj gazetarësh ndikojnë në hetim e gjykim. MOS SHKONI TË SHKELNI RREGULLAT E VËNDIT TË NGJARJES, MBANI DISTANCË, TË MOS BINI NË GREMINË. Nga ana tjetër, trajnojini policët se si duhet të veprojnë kur njerëz të paautorizuar shkelin rregullat e vëndit të ngjarjes, po qe vënë shirit mos u fut brënda!

    Përgjigju
    • XXX: 07/11/2021 15:19

      e raku e

  • Qpr: 07/11/2021 10:07

    Goxha mbeshtetje per policine e shtetit. Keshtu vazhdoni.

    Përgjigju
    • Erzeni: 07/11/2021 15:44

      Gabim i pa falshem ne qoftese ai polic denohet apo lirohet edhe gazetaret kan ca rregudha ,jo tefuten ne punet e hetimit turp per ministrin e rendit ne qoftese e pranon

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?