Kryeministri i ri i Izraelit dhe ish-aleati i Netanyahut, Naftali Bennett është zotuar se do të bashkojë kombin, e ndarë dhe dëmtuar rëndë në 4 zgjedhje elektorale të mbajtura në një periudhë dy vjeçare.
Koalicioni i ri u miratua në një votim të ngushtë me 60-59, me një abstenim.
Bennett në fjalimin e tij të parë tha se qeveria e unitetit do të punojë për njerëzit teksa ka paralajmëruar mbështetësit e vet që të mos festojnë sot, por të mblidhen së bashku për të punuar, duke shtuar se përparësitë do të ishin reformat në arsim, shëndetësi dhe shkurtimi i burokracisë
"Kjo nuk është një ditë zie. Thjesht ka një ndryshim qeverie në një demokraci. Kjo është e gjitha. Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi në mënyrë që askush të mos ketë frikë ... Unë u them atyre që synojnë të festojnë sonte, mos festoni mbi dhimbjen e të tjerëve. Ne nuk jemi armiq; ne jemi një popull”, tha Bennet.
I konsideruar si ‘ultranacionalisti’ në Izrael, Bennett do të drejtojë qeverinë e krijuar nga koalicioni opozitar deri në shtator 2023 dhe më pas do ia dorëzojë postin e kryeministrin aleatit Yair Lapid, I cili do të drejtojë vendin për dy vjet të tjerë.
Ata së bashku i dhanë fund epokës 12-vjeçare të Netanyahut, por ky i fundit në fjalimin e ‘lamtumirës’ si kryeministër premtoi se do të bëjë opozitë të fortë dhe paralajmëroi se do të rikthehet pasi qeveria e re do të rrëzohet më shpejt nga çfarë është menduar. Presidenti amerikan Joe Biden i dërgoi urimet Bennett, duke thënë se ai priste forcimin e marrëdhënies dypalëshe "të ngushtë dhe të qëndrueshme".
Koalicioni i Ri, është koalicioni më gjithëpërfshirën në historinë e vendit, në të cilën bëjnë pjesë 8 parti, mes të të cilave është edhe një parti parti arabo-izraelite.