Rrihen mes tyre me mjete të forta, dy korçarët përfundojnë në spital

9 Qershor 2020, 14:22| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 14:23

  • Share

Dy të rinj kanë përfunduar në spital pas sherrit që patën me njëri-tjetrin me mjete të forta. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Libonik në Korçë, për motive të dobëta.

Si pasojë e konfliktit të dy shtetasit B. R., 34 vjeç dhe E. M., 35 vjeç, janë lënduar duke përfunduar në spital.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?