KOSOVË- Ekrem Rexhepi, 26-vjeç, një prej 5 personave të dyshuar se ka abuzuar seksualisht vazjën e mitur 11-vjeçare në Prishtinë është dhunuar fizikisht ngatë burgosurit e tjerë në qendrën e paraburgimit.
Sulmi fizik i burgosurve ndaj Rexhepit ka ndodhur mbrëmjen e 6 shtatorit. Për këtë arsye, 26-vjeçari nga qendra e paraburgimi në Prishtinë është transferuar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës. Lajmin e bëri të ditur avokati i tij, Fitim Limani.
"Gjendja e tij s’është e mirë, mbrëmë kam marrë informatë prej gjykatës që ai ndodhet në burgun e Sigurisë së Lartë, është transferuar nga Prishtina pasi ka qenë i sulmuar nga të burgosurit e tjerë. Transferimi ka ndodh meqenëse i është rrezikuar edhe jeta, për shkak të sulmeve që ka pasur nga të burgosurit e tjerë, ia kanë ndërruar pra qendrën e paraburgimit”, tha avokati i Ekrem Rexhepit.
26-vjeçari nuk është emër i panjohur për policinë e Kosovës. Ai ka qenë disa raste në procedurë gjyqësore për veprat penale ‘Dhunë në familje’, ‘Vjedhje’, ‘Vjedhje e rëndë’ dhe ‘Vjedhje e pyllit’, ndërsa ka të përfunduara gjithsej pesë raste, ku në dy prej tyre, u hodh poshtë aktakuza.
Rexhepi ka qenë i dënuar dy herë nga shteti. Një herë ishte dënuar në dhjetor të vitit 2020, me gjashtë muaj burgim me kusht dhe me një gjobë prej 300 eurove për dhunë në familje. Dhe një herë për vjedhje të rëndë. Për këtë vepër ka vuajtur dënimin me burgim prej një viti, si dhe ka paguar gjobën prej 300 eurove. Që prej vitit 2007 e gjerë në 2022-tën, Rexhepi u arrestua dhe u dërgua në paraburgim plotë 7 herë.
Kujtojmë se më 29 gusht u raportua një ngjarje e rëndë ku një një 11-vjeçare u abuzua seksualisht nga 5 persona. Ngjarja e raportuar ndodhi më 27 gusht nga ora 17:30 deri në orën 00:30. Dhunimi i vajzës së mitur ka nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një vend tjetër të panjohur. Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari, keqtrajtuan seksualisht vajzën e mitur, ndërsa më pas ka shkuar edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi të cilit iu bashkua Shkëlqim Kameri, të cilin e ka thirrur vëllai i tij Gent Rexhepi. Në një zonë, 26-vjeçari ndaloi makinën në një tjetër vend dhe kreu marrëdhënie seksuale me të miturën. Në dëshminë që ka dhënë vetë ajo në polici, ka treguar se ishte në park kur iu afruan 3 persona duke e ngacmuar me fjalë. Ndonëse pretendon se nuk i ka kthyer përgjigje dhe ka vijuar rrugën e saj, njëri i është afruar dhe e ka prekur.
Ate qe nuk e bene shteti dhe ligji, e bejne ata qe, me nje forme, e kane "thyer"ligjin.Por nga kjo "pervoje"dalin se kane vetekuptuar gabimin dhe nuk lejojne te gabojn te tjeret,
Përgjigju