Rriten 30% gjobat për ndotësit e mjedisit, Drafti: Nga 690 mijë lekë në 2.6 mln lekë

2 Maj, 10:39| Përditesimi: 2 Maj, 21:21

  • Share

 Gjobat për ndotjen e ajrit dhe e mjedisit nga qytetarët deri tek bizneset do të rriten me 30%. Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë katër projektligje, për ashpërsimin e gjobave, që sipas ministres së mjedisit Mirela Kumbaro, synojnë mbrojtjen e mjedisit.

 “Ndryshimet e amenduara në mbledhjen e sotme të qeverisë u referohen 4 ligjeve në fushën e mjedisit siç janë ligji “Për Mbrojtjen e Mjedisit”, ligji “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedisit”,  ligji “Për Mbrojtjen e Biodiversitetit” dhe ligji “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. Masat ndëshkimore të parashikuara në këto 4 ligje rriten me 30 për qind, por më e rëndësishmja është që ato kthehen menjëherë në titull ekzekutiv për të ruajtur efektin e tyre ndëshkues, korrektues dhe edukues.  Që nga individi më i thjeshtë që ndot natyrën pasi ka bërë një piknik, janë të detyruar të investojnë po aq për të mbrojtur mjedisin dhe cilësinë e ajrit.”

Ministrja Kumbaro tha se këto ndryshime vijnë edhe si rezultat i Këshillimit Kombëtar ku 70% e qytetarëve janë përgjigjur se duhet të rriten gjobat për ndotësit mjedisit dhe zaptuesit e hapësirave publike.

Mbrojtja e mjedisit tha Kumbaro është emergjente edhe në kushtet e fluksit të madh turistik.

“Akoma më akute bëhet kjo ndërhyrje kur kemi parasysh që popullsia e Shqipërisë nuk është më 2.8 milionë banorë, por me shtimin e flukseve turistike, ku presim 30-40% më shumë këtë vit”, tha Kumabro.

Me ndryshimet e miratuara nga qeveria, gjobat për ndotësitë e ajrit fillojnë nga 390 mijë lekë deri në 2.6 milionë lekë, nga 300 mijë lekë deri në 2 milionë lekë që janë në ligjet aktuale.

Sipas relacioneve të projektligjeve që tashmë kanë kaluar edhe procesin e konsultimit publik synimi kryesor është ulja e ndotjes së ajrit dhe mjedisit për shkak të rrezikut të madh që ka për shëndetin e njeriut. Nga ky ashpërsim i gjobave thotë ministria brenda vitit 2024, synohet të ulet me 40% e nivelit të ndotjes në zonat urbane.

(Kliko për të parë dokumentin e plotë)

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?