Ekonomi

Rriten depozitat/ COVID shton pasurinë e të pasurve, Zef Preçi: Po thellohet pabarazia monetare në popullsi! Rritja e kursimeve tregon se ka probleme

15 Prill 2021, 20:57| Përditesimi: 15 Prill 2021, 21:12

  • Share

Depozitat gjatë vitit të kaluar njohën një rritje të vazhdueshme për shkak të pandemisë COVID-19, qytetarët zgjodhën të kursenin sepse ndjeheshin të pasigurt për të ardhmen, por sipas raportit të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave në vitin e kaluar të pasurit u bënë më të pasur ndërsa të varfrit dhe shtresa e mesme zgjodhën të shpenzonin kursimet e tyre për shkak edhe të papunësisë që u diktua nga pandemia në muajit e karantinës.

Totali i depozitave në fund të 2020 arriti në 10,489 miliardë euro, dhe gjysma e tyre zotërohet nga 101 mijë individë të cilët kanë në llogaritë e tyre mbi 2.5 milionë lekë. ndërsa në vitin 2019 ishin rreth 96 mijë qytetar që kishin në llogaritë e tyre vlerën mbi 2.5 milionë. Nga ana tjetër janë mbi 930 mijë kanë në llogaritë e tyre vlera më vogla se 100 lekë.

Eksperti i ekonomisë Zef Preçi thotë për Report TV se kjo situatë është shqetësuese pasi flet për thellim të pabarazisë. Por nga ana tjetër rritja e depozitave është edhe tregues që ekonomia nuk po ecën siç duhet.

“Rritja e depozitave është tregues shqetësues për politik-bërësit pasi është tregues që ekonomia nuk po reagon siç duhet. Pra nëse pasuria nuk qarkullon kuptohet që ekonomia nuk është ku duhet të jetë. Thellimi i polarizimit në shoqërinë e sotme i ndikuar nga pandemia por edhe nga politikat publike që janë ndjekur, shpreh edhe një aspekt tjetër. Sot nuk gjen asnjë lekë në sektorin privat e publik për të trajnuar dhe ritrajtuar punonjësit për tregun e punës, ç’ka e ka shtyrë këtë kategori të konsumojnë kursimet e tyre”, shprehet eksperti i ekonomisë Zef Preçi.

Kursimi në depozita nuk sjell përfitime sipas Preçit pasi normat e interesit janë të ulta, ndërkohë që propozon fushat ku duhet përqendruar investimi në normalitetin e ri.

“Duhet të punohet në shfrytëzimet për potencialin që ka vendi si dhe të nxitësh aftësitë konkurruese dhe krahasuese të ekonomisë sonë kombëtare, duke përfshirë kualifikimin e fuqisë punëtore, rritjen e pagës, rritjen e produktivitetit të punës”, tha Preçi.

 

Në vitin e kaluar depozitat në sistemin bankar u rritën me 7.8%, dhe me 6% në Shoqëritë e Kursim- Kreditit, dhe totali arriti në 10,489 miliardë euro nga 9,727 miliardë euro që ishte totali në 2019.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eksperti leshit: 15/04/2021 21:16

    Ka eshte tashme fenomen boteror. Te pasurit u pasuruan me shume, fukarenjte u groposen edhe me shume. Ca fitojne e ca humbasin me kete lloj situate. Zakonisht humbesit jane njerezit e thjeshte

    Përgjigju
  • Ekonomisti: 15/04/2021 21:15

    Po shoku Zef!! Nuk ka si ndodh ndryshe! Jemi ne kapitalizem!! Je bere si puna e atij gomarit qe thoshte ishalla jam ne enderr!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?