Ekonomi

Rriten eksportet e mallrave me 33 mld lek në shtator 2021 krahasuar me të njëjtë periudhë të 2020! Zgjerohet deficiti tregtar në vend

18 Tetor 2021, 13:15| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 13:37

  • Share

Muaji shtatori 2021 sipas INSTAT ka shënuar një rritje të lartë të eksporteve dhe edhe importeve të mallrave. Të dhënat tregojnë se në Shtator 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 33 mld lekë, duke u rritur me 31,1 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 39,4 %, në krahasim me Gusht 2021. Dhe rritja e importet e mallrave nuk rrinë pas, ku arritën vlerën 69 mld lekë, duke u rritur me 31,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe me 13,4 %, në krahasim me Gusht 2021.

Kjo ka sjellë dhe rritje të defiçitit tregtar, ku për muajin shtator u rrit me 32% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Në 9 muaj eksportet e mallrave arritën vlerën 266 mld lekë, duke u rritur me 36,5 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 556 mld lekë, duke u rritur me 29,6 %, krahasuar me një vit më parë.  Për të gjithë 9-mujorin 2021, deficiti tregtar rezultoi në vlerën e 290 miliardë lekëve ose pothuajse 2.4 miliardë eurove, në rritje me 23.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

Kontributi më i madh në rritjen e eksporteve gjatë muajit Shtator 2021 ishin “Materiale ndërtimi dhe metale” me +15,1 %, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,6 % dhe “Ushqime, pije, duhan” me +2,2 %.

Ndërsa për 9 muaj eksportet janë rritur me 36,5 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +14,3 %, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +11,6 % dhe “Tekstile dhe këpucë” me +3,5 %.

Kontributi i grupeve kryesore në rritjen e importeve gjatë muajit Shtator 2021, janë “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +12,9 %, “Ushqime, pije, duhan” me +5,0 % , “Materiale ndërtimi dhe metale” me +4,1 %.

Në muajin Shtator 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Shtator 2020 janë: Itali (19,7 %), Kosova (36,4%) dhe Spanja (74,0 %).

Në muajin Shtator 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Shtator 2020 janë: Italia (18,7 %), Turqia (24,8 %) dhe Greqia (27,5 %).  

(Kliko ketu per te lexuar te dhenat e fundit )

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?