TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 1563 qytetarë të infektuar me COVID-19. Vihet re një rritje e rasteve, krahasuar me një ditë më parë, ku u identifikuan 1215 qytetarë të infektuar.
Fatkeqësisht, një 87-vjeçar nga Tropoja nuk i ka mbijetuar dot infektimit me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:
739 në Tiranë, 104 në Durrës, 65 në Vlorë, 58 në Fier, 55 në Shkodër, 53 në Berat, 50 në Kamëz, 41 në Elbasan, 39 në Lushnje, 31 në Sarandë, 28 në Kuçovë, 25 në Korçë, 23 në Gjirokastër, 20 në Lezhë, 17 në Krujë, 15 në Dimal, 13 në Kavajë, nga 12 qytetarë në Dibër, Divjakë, Mallakastër, nga 11 qytetarë në Kurbin, Tepelenë, 10 në Gramsh, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 qytetarë në Vorë, Patos, Selenicë, nga 7 qytetarë në Mirditë, Mat, nga 6 qytetarë në Kukës, Roskovec, Himarë, Maliq, nga 5 qytetarë në Pukë, Përmet, nga 4 qytetarë në Tropojë, Delvinë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Memaliaj, Pogradec, Devoll, Poliçan, nga 2 qytetar në Has, Libohovë, Kolonjë, nga 1 qytetar në Shijak, Rrogozhinë, Dropull, Skrapar, Cerrik, Belsh.
Në të gjithë vendin janë 7,063 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 725 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 280,374 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (13 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 1563
Të shëruar në 24 orë 725
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3353
Testime totale 1,872,728
Raste pozitive 290,954
Raste të shëruara 280,374
Raste Aktive 7,063
Humbje jete 3,517
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,468
Durrës 547
Fier 472
Vlorë 365
Berat 243
Elbasan 223
Shkodër 221
Gjirokastër 165
Lezhë 141
Korçë 102
Dibër 75
Kukës 41