Përkeqësimi i situatës së pandemisë COVID-19, ka rikthyer karantinën në shumë vende të Evropës.
Shifrat janë rritur ndjeshëm edhe në vendin tonë, por nga një vëzhgim që Report Tv ka bërë, shqiptarët duket se nuk kanë frikë nga infektimi.
Teksa ka dhe nga ato që nuk besojnë aspak se SARS COV2 ekziston.
“Nuk e kam kaluar, gruaja po. Shumë keq. Dha 1 milion lekë. Pensionist. Në shtëpi”, tha një qytetar .
“Më zuri gripi, ça virusi. Ku ka virus moj, na lini rehat”, u shpreh një tjetër.
“Koronavirusi të gjeje vendin. Virus me planifikim nuk ka besoj. Unë nuk mbaj mend që ti ketë rënë koronavirusi kujt nga njerëzit e mi”, tregoi një qytetar.
“Frikë kemi. Nuk diskutohet. Inshaallah na ruan zoti. Po po shkoj, konsultohem me mjekun e familjes. Shyqyr nuk na na zënë akoma. Nuk e dimë. Inshallah do shpëtojmë”, u shpreh një qytetar.
“T’i marrin masat e duhura për ta prirë. Më tepër masa parandaluese se po nuk i kape në kohë nuk i shmangesh dot”, shtoi një tjetër.
“Jemi 2 pleq. Ruhemi shumë. Nuk dalim në takim, në kafe. Deri tani n aka shpëtuar zoti. Inshallah deri në fund. Nuk I kemi kalamajt dhe këtu”, tregoi një tjetër .
“E kam kaluar së bashku me bashkëshorten. Në shtëpi e kaluam. Na mbajti një javë me temperaturë. Tani jemi mirë”, u shpreh një qytetar që ka kaluar virusin.