Investimet amerikane në Shqipëri gjatë 2021 janë rritur me 62 milionë euro. Lajmi u dha nga Dhoma Amerikanë, ndërsa postimi u rishpërnda edhe nga ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim. Ambasadorja Kim, shkruan se kjo rritje është rezultat i funksionimit të reformës në drejtësi dhe funksionit të ligjit, ndërsa bën thirrje se vijimi me zbatimin e tyre do të përthith gjithmonë e më shumë investues.
“Është mirë të shoh se investimet amerikanë në Shqipëri po rriten. Rregullat racionale, të qarta dhe transparente dhe gjykatat e pastra (d.m.th., mosmarrëveshjet e zgjidhura me ligje dhe jo ryshfet) do të tërheqin edhe më shumë investime. Le të vazhdojmë zbatimin e reformës në drejtësi që të ketë më shumë mundësi punësimi dhe prosperitet për më shumë njerëz”, shkruan Kim