Viti 2022, po rezulton i suksesshëm për investimet e huaja, të cilat kanë arritur në vlera rekord. Në gjashtë muaj në vend janë investuar nga shtetet e huaja 634 milionë euro, nga 469 milionë euro që ishin në vitin e kaluar. Madje janë kapërcyer edhe shifrat e vitit 2019, kohë kur të huajt investuan në Shqipëri 546 milionë euro.
Nga janari në qershor sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë peshën më të madhe të investimeve e mbajnë Italia me 75 milionë euro, Holanda me 70 milionë euro dhe Gjermania me 59 milionë euro. Por në krahasim me vitet e kaluara është regjistruar rënie e vlerës së investimeve nga Holanda, Turqia dhe Zvicra. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe ka pasur bum investimesh nga shtete dhe organizata që nuk deklarohen për arsye konfidencialiteti. Nga 61 milionë euro që ishte vlera e investimit vjet, në 300 milionë euro këtë vit.
Vëmendja më e madhe e investitorëve të huaj vijon të jetë e përqendruar në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe në sektorin energjetik. Konkretisht në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë investuar 142 milionë euro në pasuri të paluajtshme duke u rritur me 62 milionë euro. Investimi në këtë industri ka marrë hov të madh në vitet e fundit, ku jo vetëm vëmendja e të huajve por edhe e shqiptarëve është e përqendruar kryesisht tek pasuritë e paluajtshme, dhe investimi në prona.
Në vend të dytë me rritjen më të madhe të investimeve është energjia elektrike. Nga 42 milionë euro që u investuan në këtë sektor në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, në të njëjtën periudhë këtë vit janë investuar nga të huajt 103 milionë euro. Fokusi në sektorin energjetik këtë vit është përqendruar tek investimet në burimet e rinovueshme, si parku i Karavastasë dhe ai i Spitallës. Ndërsa në vend të tretë renditet industria përpunuese me rritje prej 41 milionë eurosh, pasi në total u investuan 84 milionë euro.
INVESTIMET NGA AUSTRIA
Janar-Qershor 2019 31 mln euro
Janar-Qershor 2021 27 mln euro
Janar-Qershor 2022 33 mln euro
INVESTIMET NGA ZVICRA
Janar-Qershor 2019 112 mln euro
Janar-Qershor 2021 28 mln euro
Janar-Qershor 2022 16 mln euro
INVESTIMET NGA GJERMANIA
Janar-Qershor 2019 5 mln euro
Janar-Qershor 2021 19 mln euro
Janar-Qershor 2022 59 mln euro
INVESTIMET NGA ITALIA
Janar-Qershor 2019 52 mln euro
Janar-Qershor 2021 63 mln euro
Janar-Qershor 2022 75 mln euro
INVESTIMET NGA KOSOVA
Janar-Qershor 2019 3 mln euro
Janar-Qershor 2021 20 mln euro
Janar-Qershor 2022 29 mln euro
INVESTIMET NGA HOLANDA
Janar-Qershor 2019 122 mln euro
Janar-Qershor 2021 106 mln euro
Janar-Qershor 2022 70 mln euro
INVESTIMET NGA TURQIA
Janar-Qershor 2019 34 mln euro
Janar-Qershor 2021 49 mln euro
Janar-Qershor 2022 -59 mln euro
PA EMËR SHTETI PËR ARSYE KONFIDENCIALITETI
Janar-Qershor 2019 116 mln euro
Janar-Qershor 2021 61 mln euro
Janar-Qershor 2022 300 mln euro
TOTALI I INVESTIMEVE TË HUAJA
Janar-Qershor 2019 546 mln euro
Janar-Qershor 2021 469 mln euro
Janar-Qershor 2022 634 mln euro
PA EMËR SHTETI PËR ARSYE KONFIDENCIALITETI
Janar-Qershor 2019 116 mln euro
Janar-Qershor 2021 61 mln euro
Janar-Qershor 2022 300 mln euro
Ore spekullimi me pronat e patundshme esht i qaret vec kur te plasi
PërgjigjuNdertimi poshte por m2 vazhdon shkon 3-4000. Rruga Kosovareve, brenda Qendres nuk ka ndertim te ri pa 1700 Euro minimum por me diferenca te medha ndermjet siperfaqes se perbashket dhe asaj qe te takon. Vjedhje.
PërgjigjuEdhe ne Gjermani gjen Immobilie me te lira se ne Tiran Cmenduri