Këstet e kredive nuk po paguhen në kohë nga qytetarët dhe bizneset. Pas një rënie të vazhdueshme, muaj maj regjistroi një stopim të tkurrjes së kredive me probleme. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë në muajin maj 4.12% e totalit të kredive të dhëna ishte me probleme, nga 4% që ishte në muajin prill. Shtimi i kostove të jetesës ndikuar prej çmimeve të larta, duket se po ul mundësitë financiare për të shlyer në kohë kreditë e marra. Pavarësisht kësaj rritje të lehtë në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar huatë me probleme janë në rënie me gati 1%.
E përkthyer në vlerë në total në bilancet e bankave tregtare në vend janë 362 milionë euro kredi me probleme, vlerë kjo e rritur gjatë këtij viti, pasi në janar ishin vetëm 346 milionë euro kredi të këqija. Kjo rritje në vlerë ndikohet edhe nga shtimi i kreditimit sipas bankës qendrore, pasi në fillim të vitit totali i kredisë ishte 8.4 miliardë euro, ndërsa në fund të muajit maj arriti në 8.8 miliardë euro.
Ndërsa në raport me majin e vitit 2024, huaja e keqe është në rënie me 15 milionë euro, pasi vjet në të njëjtin muaj kredia me probleme përllogaritej në 376 milionë euro. Ndikim në këtë reduktim të këtyre kredive të pashlyera në kohë në raport me vitet e kaluara kanë dhënë ulja e interesave, si rezultat i uljes së normës bazë nga Banka e Shqipërisë.
Ulja e interesave i ka bërë më të lira këstet, ndërkohë që edhe zhvlerësimi i valutave po ashtu ndikon pozitivisht në kthimin e kredive që janë marrë në monedhë të huaj.
TOTALI I KREDISË PËR EKONOMINË
Komente
