Rriten me 10% të ardhurat, Ministria e Financave: Në 9 muaj janë arkëtuar rreth 516 milionë euro më shumë se vjet

18 Tetor, 14:13| Përditesimi: 18 Tetor, 14:15

  • Share

Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën Janar-Shtator 2024 reflekton ecurinë e mbledhjes së të ardhurave dhe realizimit të shpenzimeve. Të ardhurat totale, për 9-mujorin e vitit 2024, arritën në rreth 528.4 miliardë lekë.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 9-mujore të vitit 2024, arritën në rreth 459 miliardë lekë. Performanca Paraprake e të Ardhurave dhe Shpenzimeve për 9-mujorin 2024

Të ardhurat totale, për periudhën 9-mujore, arritën në rreth 528.4 miliardë lekë ose 99.6 % e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën rreth 51 miliardë lekë më shumë ose 10.7 % më shumë se 9 mujori i vitit 2023.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për periudhën Janar- Shtator 2024, arritën në shumën 460 miliardë lekë, ose 99.8% tw planit. Krahasuar me 9- mujorin e vitit 2023, janë mbledhur 41.6 miliardë lekë ose 10% më shumë.

Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 171 miliardë lekë, 11.3 miliardë lekë ose 7% më shumë se 9-mujori 2023, si dhe realizim në masën 98.8 % të planit të të ardhurave doganore për 9-mujorin e vitit 2024.

Të ardhurat nga TVSH në import për 9-mujorin rezultojnë 115 miliardë lekë, 7.4 miliardë lekë ose 7% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, ose 98.6% e planit për 9-mujorin 2024.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 47.2 miliardë lekë, 4.1 miliardë lekë ose 9.5% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023, me realizim në masën 99.6% të planit të akcizës për 9-mujorin 2024.

Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 2 miliardë lekë, me realizim në masën 103% kundrejt planit për 9-mujorin 2024. Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 6.6 miliardë lekë ose me realizim në masën 97.2% kundrejt planit.

Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet), për 9-mujorin 2024 u realizuan në masën 170.6 miliardë lekë, 18 miliardë lekë ose 11.8% më shumë se 9-mujori  i vitit të kaluar. Krahasuar me planin 9 mujor, të ardhurat e mbledhura janë 325 milionë lekë ose 0.2 % më shumë.

Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto) u realizua në masën 43 miliardë lekë, 7 miliardë lekë ose 20% më shumë se 9-mujori 2023, si dhe 285 milionë lekë ose 0.7% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 9-mujorin 2024.

Rimbursimet për periudhën 9-mujore 2024 janë 19.1 miliardë lekë, 4.5 miliardë lekë ose 31% më shumë se 9-mujori 2023, si dhe 1.1 miliardë lekë ose 6.3% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 9-mujorin 2024.

Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 43.4 miliardë lekë ose me realizim në masën 99.3 % e planit të 9-mujorit të vitit 2024 për Tatimin mbi Fitimin. Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 49.8miliardë lekë, 6 miliardë lekë ose 13.7% më shumë se 9-mujori 2023, si dhe 236 milionë lekë ose 0.5% më shumë se plani i 9-mujorit 2024.

Taksat nacionale, për periudhën 9-mujore 2024, u realizuan në masën 34 miliardë lekë, 6.4 miliardë lekë ose 22.8 % më shumë se 9-mujori 2023, si dhe 122 milionë lekë ose 0.4% më shumë se plani për 9-mujorin 2024. Të ardhurat nga fondet speciale, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të mbledhura nga administrata tatimore, ISSH dhe FSDKSH, u realizuan në masën 118 miliardë lekë, 12.3 miliardë lekë ose 11.6 % më shumë se 9-mujori 2023, si dhe realizim 100.5% të planit për 9 -mujorin 2024.

Shpenzimet

Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 9 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 459 miliardë lekë me një realizim në masën 95.1 përqind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 7.8 përqind më i lartë ose rreth 33 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 9-mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 62.2 përqind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 59.5 përqind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 3, datë 28.08.2024.

Shpenzimet korente, për periudhën 9-mujore të vitit 2024, rezultuan në rreth 411.2 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 8.4% më i lartë ose rreth 31.8 miliardë lekë më shumë.

Shpenzimet kapitale, për periudhën 9-mujore të vitit 2024, rezultuan në rreth 47.7 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 2.8% më i lartë ose rreth 1.3 milionë lekë më shumë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?