Konkretisht eksportet në këtë tremujor arritën në 80.2 miliardë lekë, duke u rritur me 14.3 miliardë lekë krahasuar me vitin e kaluar. Sipas raportit ndikim pozitiv në rritjen e eksporteve kanë dhënë grupi i materialeve të ndërtimit dhe metaleve me 8,9%, ndjekur nga materialet dhe lëndët djegëse me 6.6% si dhe grupi i “Tekstile dhe këpucë” me +2,4 pikë përqindje.
Pas një rënie të vazhdueshme shifrat tregojnë se edhe biznesi i fasonerisë por rimëkëmbet, pasi ka filluar rritja e eksporteve dhe importeve. Eksportet për këtë kategori janë rritur me 1.5 miliardë lekë dhe importet me 1.7 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020.
Po ashtu rritje e konsiderueshme është regjistruar edhe sa i takon importeve, me 24.1 miliardë lekë në raport me 2020. Në këtë tremujor të parë deficiti tregtar ishte rreth 82 miliardë lekë me një rritje prej 9.7 miliardë lekësh.
Gjatë këtij tremujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (16,4 %), Kosova (35,5 %) dhe Greqia (53,2 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Spanja (15,6 %), Mbretëria e Bashkuar (27,2 %) dhe Ukraina (14,9 %).
Ndërsa rritjen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (27,2 %), Turqia (36,9 %) dhe Kina (31,6 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Gjermania (5,4 %), Zvicra (11,9 %) dhe Rusia (51,7 %).
EKSPORTET JANAR-MARS
Viti 2021 80,225
Viti 2020 65,832
Diferenca +14,393
IMPORTET JANAR-MARS
Viti 2021 162,163
Viti 2020 138,046
Diferenca +24,117
DEFICITI JANAR-MARS
Viti 2021 81.938
Viti 2020 72.214
Diferenca +9.724
Problematike sepse humbesit duan te justifikojne humbjen. Ata do te sajojne dicka tjeter.Shpresojme te mos kete pasoje vrasje njerzish.Per fat tekeq akoma njerez qe mund te manipulohen nga politika.
Përgjigju