Ekonomi

Rriten me 17 mln euro dërgesat e emigrantëve në janar-mars 2021! BSH: Remitancat në tremujorin e parë ishin 169 mln euro

11 Qershor 2021, 10:12| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 15:41

  • Share

Përmirësimi i situatës me pandeminë COVID-19, ka ndikuar në rritjen e të ardhurave të emigrantëve, e për pasojë është rritur edhe vlera e remitancave. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë nga janari-mars 2021 dërgesat e emigrantëve ishin në vlerën e 169 milionë eurove, në rritje krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2020 por në rënie prej 34 milionë eurosh krahasuar me tremujorin e fundit të 2020.

Konkretisht në periudhën janar-mars 2020 remitancat ishin në nivelin 152 milionë euro, kur ende nuk kishte nisur pandemia COVID-19, dhe ende nuk ishin bllokuar ekonomitë botërore. Rritja këtë vit krahasuar me vitin e kaluar është 17 milionë euro.

Ndërsa në tremujorin e fundit të vitit 2020 remitancat ishin në rekord për shkak edhe të festave të fundvitit, pasi arritën në 203 milionë euro, që ishte niveli më i lartë që nga viti 2010 kur remitancat ishin 220 milionë euro. Edhe pse në pandemi dërgesat valutore arritën në 673 milionë euro në vitin e kaluar, ose 29 milionë më pak se në 2019.

Kjo rritje e tillë e dërgesave valutore nuk lidhet vetëm me rikthimit të aktivitetit ekonomik dhe daljes nga izolimi por edhe me rritjen e remitancave të ardhura nëpërmjet kanaleve formale. Kjo do të thotë që bllokimi i transportit mes shteteve për të frenuar përhapjen e pandemisë, ka nxitur emigrantët që paratë e tyre ti dërgojnë nëpërmjet transfertave bankare apo edhe shoqërive të tjera jo banka.

Ndërkohë remitancat pësuan rënie të thellë në tre muajit e karantinës, kur emigrantët sollën vetëm 121 milionë euro, (niveli më i ulët që nga viti 2014, kur u dërguan 118 mln euro) për shkak se shumë shtete të huaja hynë në izolim dhe pagesat mujore u ulën për shkak të mbylljes së ekonomisë.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?