Janë rritur ndjeshëm rastet pozitive me COVID-19 në vend. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 92 raste pozitive nga 511 testime të kryera ndërkohë ditën e djeshme kanë rezultuar pozitivë 83 qytetarë ndërsa dy ditë më parë kemi pasur vetëm 7 raste pozitive.
Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive janë regjistruar në këto bashki: 65 në Tiranë, 7 në Vlorë, 5 në Fier, 3 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Lezhë, Mirditë, Durrës, Patos, Delvinë, Memaliaj, Korçë, Elbasan.
Janë 409 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,007 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (15 Qershor 2022)
- Raste të reja ditore 92
- Të shëruar në 24 orë 56
- Të shtruar në spitale 8
- Humbje jete në 24 orë 0
- Testime ditore 511
- Testime totale 1,836,208
- Raste pozitive 276,913
- Raste të shëruara 273,007
- Raste Aktive 409
- Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 299
- Vlorë 41
- Fier 26
- Gjirokastër 10
- Korçë 9
- Shkodër 9
- Durrës 6
- Berat 4
- Elbasan 3
- Lezhë 2
Komente
