Sociale
Top 24

Rriten pagat për edukatoret e çerdheve dhe të kopshteve/ Tabela me kategoritë

7 Qershor 2018, 16:19| Përditesimi: 8 Qershor 2018, 10:41

  • Share

Nga ky muaj, pagat e edukatoreve në çerdhe dhe në kopshte në Tiranë do të jenë më të larta. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, është miratuar propozimi i Bashkisë së Tiranës për rritjen e pagës për të gjithë edukatoret e çerdheve dhe të kopshteve. 

Veliaj deklaroi se sot çerdhet e kopshtet e Tiranës ofrojnë kushte shumë më të mira jo vetëm krahasuar me situatën para 2015-s, por edhe krahasuar me pjesën dërrmuese të kopshteve e çerdheve private.

“Kjo ka të bëjë me një lajm shumë të mirë për qindra edukatore të Tiranës. Bëhet fjalë për rritjen e tyre të rrogës. Tani që dhe Bashkia ka edhe më shumë financa mbas zjarrfikësve kishim premtuar që do të ishin edukatoret që do të merrnin lehtësimin e shumë pritur prej vitesh. Megjithatë edukatoret janë në dijeni dhe mezi e presin dhe do të doja t’i falenderoja shumë për sakrificën”, tha Veliaj.

Vendimet
1.  Shtesa per vjetersi ne pune pr Lidhjen Nr. 5 per kategorine I te jepet ne masen 2% pas çdo viti pune, deri ne 25 vjet, dhe të llogaritet mbi pagen e grupit.

2.  Shtesa per vjetersi ne pune per Lidhjen Nr. 5 per kategorine II te jepet ne masen 1% pas çdo viti pune, deri ne 25 vjet, dhe te llogaritet mbi pagen baze.

Ne Lidhjen Nr. 5 propozohet paga e grupit, vjetersia dhe shtesa per pozicion pgr nepunesit e Qendres Ekonomike te Zhvillimit dhe Edukimit te Femijeve, sipas kategorive, si dhe per punetoret sipas klasave, paga baze e vjetersia ne masen 1% pas ?do viti pune, qe llogaritet mbi pagen baze te lidhjes Nr. 5


Vendimi me rritjen e pagave sipas kategorive

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?