Foto ilustruese

Ekonomi

Vendimi/ Rriten pensionet me 2.7% për 700 mijë pensionistë

1 Prill 2021, 20:04| Përditesimi: 1 Prill 2021, 20:22

  • Share

TIRANË- Qeveria ka vendosur të rrisë me 2.7% të gjitha pensionet në vend, përfshirë pensionin social, atë të pleqërisë, pensionin e invaliditetit, pensionet e ushtarakëve apo minatorëve dhe naftëtarëve.

Vendimi hyn në fuqi që këtë muaj, dhe të gjithë pensionistët që do e marrin pagesën në maj do e marrin 2.7% më të lartë.

Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë projektvendim do të përfitojnë rreth 702 944 përfitues, prej të cilëve 688 944 janë përfitues aktual dhe rreth 14 000 llogaritet të jenë përfitues të ardhshëm që do të marrin pension të indeksuar deri në indeksimin e ardhshëm.

Nga totali i përfituesve 555,442 janë pensione qyteti, rreth 114002 janë pensionistë që marrin pensione fshati dhe rreth 19,500 janë pensione sociale, pensione të parakohshme të ish-ushtarakëve, policëve dhe punonjësve të Gardës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë si dhe trajtime të veçanta, të ish-punonjësve të nëntokës, të industrisë ushtarake, ish-pilotëve, ish-ushtarakëve të nëndetëseve, të industrisë së naftës dhe metalurgjisë etj. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në shumën 2,4 miliardë lekë, përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH të vitit 2021.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?