Rriten rastet e bullizmit në internet, TikTok dhe Telegram ndër platformat e rrezikshme për fëmijët!

7 Shkurt, 14:30| Përditesimi: 7 Shkurt, 15:23

  • Share

Ekspozimi i fëmijëve në internet, ku ata përballen me forma të ndryshme kërcënimi apo bullizimi, është rritur 4 herë gjatë vitit që lamë pas. Mësesja Eralda Bejleri e ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv thotë se bullizmi është një fenomen shumë i përhapur tek nxënësit, sidomos tek adoleshentët. Ajo thekson se interneti është një ndër faktorët kryesor që nxit këtë fenomen.

“Është një fenomen që haset shpesh nga nxënësit, sidomos në moshën e adoleshencës. Është fenomeni më i prekur. Shkaqet janë më të ndryshmet, interneti është faktor kryesor që ndikon drejtpërdrejtë. Fëmijët e keqpërdorin kohën që kalojnë në internet, të shtyrë nga shoqëria, mosdija, mos informimi i prindërve”, u shpreh mësuesja Beleri.

Punonjësi social Klaudio Pulaha thotë se TikTok është një ndër platformat shqetësuese, ndërsa përmend edhe Telegramin si një rrjet social që ka filluar të përdoret nga adoleshentët.

“TikTok një ndër platformat më shqetësuese që e ka kthyer më të rrezikshme hapësirën në internet për fëmijët, kemi edhe Instagram. Edhe telegram është kthyer në një platformë shqetësuese. SnapChat po ashtu një nga platformat që përdoret nga fëmijët”, tha ai.

Drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA), Altin Hazizaj thotë se rastet janë shumëfizhuar, ndërsa ngre shqetësimin se ligji për mbrojtjen e fëmijëve ka mangësi.

“Kemi të bëjmë me shumëfishim të rasteve. Rritje të raportimeve nga ana fëmijëve me 160% i ankesave në platformën isugrt.al, çështja e bullizmit ka kaluar në raportimin kryesor të fëmijëve në Shqipëri. Kërcënimet, shantazhet, bullzimi kanë kaluar si tre forma kryesore, tregon që fëmijët jetojnë në një mjedis të pasigurt në botën online. Janë të kërcënuar nga një sërë sjelljesh, janë duke dëmtuar njëri-tjetrin.

Ligji ka mangësi serioze për të mbrojtur fëmijët, nuk kanë stafet e nevojshme për ta adresuar këtë çështje, bashkëpunimi me shoqërinë civile është i dobët. Kemi nevojë të ndryshojmë një sërë aspektesh”, tha ai.

Nga ana tjetër mësuesja thotë se duhet një bashkëpunim më i madh mes raportit nxënës-prindër-mësues, si edhe më shumë fushata sensibilizuese.

Duhet bash nxënëse, mësues dhe prindër. Bullizmi ushqehet nga frika, nëse personi s’do ketë frikë, s’ka si ta përjetojë bullizmin. Por një adoleshent a është gati ta mbrojë vetveten, pa folur me prindin, mësuesin, psikologun e shkollës”, u shpreh mësuesja Beleri.

Ora 14:42
‘E urrej TikTok-un’, prindërit ekspozojnë fëmijët në rrjetet sociale: Bullizmi fenomen shqetësues

 

Emisioni Përballje në Report Tv trajtoi sot bullzimin në internet, një fenomen që është kthyer shqetësues sidomos për fëmijët dhe adoleshentët.

Report Tv pyeti disa prindër se a i ekspozojnë fëmijët në rrjetet sociale dhe a kanë frikë nëse ata bien pre e bullzimit në internet. Ja çfarë thonë ata.

“E kam familjar, nuk frikë. E kam private, nuk kam lejuar t’i marrin të tjerët fëmijët. S’kanë pse të bëjnë bullizëm.

Kam një djalë 6 vjeç, kam vetëm të afërmit. E ekspozoj vetëm me ata. I trembem faktit që mund të ekspozohet, por do ja hap social network vetëm 12 vjeç. Më duket pak më i pjekur si moshë. 7-8 vjeç është shpejt. Tik-Tokun e urrej. 

Kanë pasur ndonjë rast, por ky është problem shqetësues për gjithë shoqërinë. Bëjnë edhe shantazhe, publikojnë njerëz që s’duan të dalin në TV. Edukimi moral dhe shoqëror, krijimi i streseve psikologjike, një rrezik që duhet krijuar”, shprehen disa prindër.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?