Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, deklaroi se kemi një rrugë të gjatë për fundin e pandemisë, por megjithatë mund ta mbajmë atë nën kontroll përmes masave anti-COVID.
“Ne kemi një rrugë të gjatë përpara për t’i dhënë fund pandemisë së COVID-19, por rënia e rasteve të infektimeve dhe viktimave në dy muajit e parë të vitit janë një tregues se ne mund ta ndalim atë.”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Sipas udhëheqëses së ekipit të OBSH-së, Maria van Kerkhove jemi në një pikë kritike për sa i përket pandemisë, për shkak se rastet e infektimeve dhe viktimave nga koronavirusi po rritet për të 7 javë radhazi.
Tedros u shpreh se disa vende pavarësisht se paralajmërimeve të vazhdueshme, restorantet, klubet e natës dhe tregjet ishin të hapura dhe plot me njerëz të cilët nuk respektojnë masat anti-COVID.
Ai shtoi gjithashtu se edhe ai do të shoi sërish që vendet dhe ekonomitë e tyre të rihapen, por aktualisht një gjë e tillë është e pamundur.
Deri më tani në botë janë administruar 780 milionë doza vaksinash, megjithatë ka ende vende në të cilat endi nuk ka mbërritur asnjë dozë.
Tedros ka kundërshtuar shpesh pikërisht këtë hendek të furnizimit të vaksinave mes vendeve të pasura dhe të varfëra, duke kërkuar gjithmonë që përmes donacionit të ndihmohen vendet me të ardhura të ulëta.
Pasi sipas tij, duke vaksinuar qytetarët në të gjithë botën kundër COVID-19, do të mund t’i rikthehemi sërish normaliteti.