Ekonomi

Rriten sërish kreditë e këqia, 30 mln euro më shumë në 4 muaj

18 Qershor 2019, 07:24| Përditesimi: 18 Qershor 2019, 07:32

  • Share

Huatë që nuk kthehen në afat në banka kanë shënuar rritje në katër muajt e parë të vitit, pasi arritën nivelin më të ulët që nga 2010-a në dhjetor të vitit të kaluar.Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, treguesi i kredive me probleme u rrit me 0.08 pikë përqindje  nga muaji i kaluar, duke arritur në 11.46% të totalit të huasë që është dhënë nga bankat për bizneset, individët etj.

Në dhjetor, ky tregues kishte zbritur në 11.08%.Në vlerë absolute, kreditë e marra nga bizneset e individët, që janë më shumë se tre muaj vonesë në kthimin e kësteve ishin 500 milionë euro. Në raport me dhjetorin 2018, në portofolet e bankave janë shtuar edhe 30 milionë euro hua që është në vonesë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?