Rastet me COVID janë rritur sërish në 24 orët e fundit. Nga 1534 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me COVID 581 qytetarë, nga 550 që u shënuan një ditë më parë.
Ndërkohë në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Aktualisht në të gjithë vendin janë 2,528 qytetarë aktivë me Covid19. Ndërkohë janë shëruar 217 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,271 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet në qytete
329 në Tiranë, 45 në Fier, 23 në Lezhë, 18 në Durrës, nga 13 qytetarë në Kurbin, Krujë, Vlorë, nga 12 qytetarë në Lushnje, Elbasan, 10 në Gjirokastër, nga 9 qytetarë në Shkodër, Sarandë, Berat, nga 7 qytetarë në Roskovec, Divjakë, nga 5 qytetarë në Kamëz, Gramsh, nga 4 qytetarë në Vorë, Maliq, Pogradec, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Pukë, Përmet, Poliçan, nga 2 qytetarë në Shijak, Kavajë, Patos, Mallakastër, Himarë, Librazhd, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Tropojë, Delvinë, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar.
Statistika (29 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 581
Të shëruar në 24 orë 217
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1534
Testime totale 1,847,632
Raste pozitive 280,298
Raste të shëruara 274,271
Raste Aktive 2,528
Humbje jete 3,499
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,842
Fier 168
Vlorë 133
Durrës 99
Gjirokastër 70
Lezhë 66
Shkodër 50
Elbasan 46
Korçë 24
Berat 21
Dibër 6
Kukës 3
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.