Rriten sërish shifrat e qytetarëve të infektuar me koronavirus, 1001 raste të reja! Ndërrojnë jetë 2 qytetarë

8 Korrik 2022, 17:00| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 17:02

  • Share

Rastet e reja me COVID po rriten ndjeshëm. Në 24 orët e fundit nga 2221 testime të kryera, kanë rezultuar të infektuar me koronavirus 1001 qytetarë. Ndërkohë dy qytetarë nga Tiranë të moshave 63-76 vjeç, kanë ndërruar jetë. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 31 pacientë.

Sakaq janë shëruar 687 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 276,889 që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa në të gjithë vendin janë 5,644 qytetarë aktivë me Covid19.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2221 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1001 qytetarë, në këto bashki:

464 në Tiranë, 73 në Durrës, 37 në Sarandë, 36 në Vlorë, 32 në Fier, 25 në Kamëz, nga 24 qytetarë në Lushnje, Elbasan, nga 23 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 18 në Berat, 16 në Dimal, 14 në Kavajë, 13 në Gramsh, nga 12 qytetarë në Kurbin, Korçë, 11 në Roskovec, nga 10 qytetarë në Bulqizë, Patos, Divjakë, nga 9 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Dibër, Himarë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Kukës, Mallakastër, 6 në Vorë, nga 5 qytetarë në Delvinë, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Shijak, Përmet, Poliçan, nga 3 qytetarë në Pukë, Mat, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Këlcyrë, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Selenicë, Libohovë, Pogradec, Skrapar, Librazhd.  

Statistika (8 Korrik 2022)

Raste të reja ditore         1001

Të shëruar në 24 orë       687

Të shtruar në spitale         31

Humbje jete në 24 orë      2

Testime ditore                 2221

Testime totale              1,863,180

Raste pozitive                 286,732

Raste të shëruara             277,576

Raste Aktive                        5,644

Humbje jete                         3,512

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      3,509

Fier     401

Durrës          365

Vlorë          339

Shkodër       213

Berat           204

Elbasan         171

Gjirokastër        163

Lezhë          115

Korçë          75

Dibër          63

Kukës       26

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?