Shifrat e qytetarëve të infektuar me COVID janë rritur ndjeshëm në 24 orët e fundit. Nga 1537 testime të kryera në të gjithë vendin, 550 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID.
Ndërkohë në 24 orët e fundit është shënuar edhe një viktimë nga koronavirusi. Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, ka ndërruar jetë një qytetar nga Tirana 81 vjeç. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë.
Sakaq janë 2,164 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
550 qytetarë pozitiv në këto bashki:
340 në Tiranë, 28 në Fier, 22 në Sarandë, 19 në Vlorë, nga 15 raste në Lezhë, Gjirokastër, 14 në Durrës, 11 në Krujë, 10 në Shkodër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Roskovec, Lushnje, Elbasan, nga 4 qytetarë në Mallakastër, Përmet, nga 3 qytetarë në Pukë, Kavajë, Divjakë, Korçë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Selenicë, Memaliaj, Gramsh, nga 1 qytetar në Tropojë, Mirditë, Kurbin, Shijak, Delvinë, Konispol, Tepelenë. Janë shëruar 210 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,054 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (28 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 550
Të shëruar në 24 orë 210
Të shtruar në spitale 19
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1537
Testime totale 1,846,098
Raste pozitive 279,717
Raste të shëruara 274,054
Raste Aktive 2,164
Humbje jete 3,499
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1,602
Vlorë 126
Fier 113
Durrës 86
Gjirokastër 67
Lezhë 49
Shkodër 46
Elbasan 36
Korçë 17
Berat 14
Dibër 6
Kukës 2
Te vendoset perseri karantina.
PërgjigjuMbyllu ti ne shtepi dhe mos na caj daullen. Te guxojne edhe njehere te na mbyllin se e shohin mire se ca do behet. Nuk kane pare gje akoma.