Bota

Rriten shitjet e certifikatave të rreme Covid-19, njerëzit i blejnë për 100€ përmes rrjeteve sociale

4 Gusht 2021, 15:24| Përditesimi: 4 Gusht 2021, 15:26

  • Share

Bërja e detyrueshme e përdorimit të certifikatave COVID në një pjesën më të madhe të globit, disa njerëz po i drejtohen platformave sociale si Telegram për të blerë karta të rreme shëndetësore, me një kosto prej rreth 100 €.

Në vetëm pak muaj certifikatat e falsifikuara janë rritur ndjeshëm në Evropë dhe në mbarë botën, duke shkaktuar një rritje të krimit në internet,  deklarojnë ekspertët e kompanisë së sigurisë kibernetike Check Point.

Italia si dhe vende të tjera evropiane, kanë prezantuar aplikacione për smartphone për të verifikuar nëse një certifikatë është autentike apo jo, por kjo shpeshherë mund të mos jetë e mjaftueshme.

Që nga fillimi i pandemisë, popullariteti i këtyre kanaleve është rritur ndjeshëm dhe numri i përgjithshëm i shitësve ka shkuar nga 20 në 1,500 midis Marsit dhe Dhjetorit 2020.

Njerëzit e pa vaksinuar janë kategoria më e prirur për të blerë leje të rreme shëndetësore dhe pas tyre vijnë ata me vetëm një dozë të vaksinës.

Pavarësisht se sistemet kombëtare të parandalimit janë efikase, ndjekja e këtij lloji mashtrimi është bërë jashtëzakonisht sfiduese, veçanërisht kur bëhet fjalë për udhëtimet ndërkombëtare.

Autoritetet e kontrollit kufitar nuk kanë një bazë të dhënash ndërkombëtare të njerëzve të vaksinuar në të gjithë botën, gjë që ka krijuar një terren të përshtatshëm për mashtrime.

Komento

Komente

  • Turi: 04/08/2021 14:26

    Eshte komplet skandal nuk ka asnje lloj kuptimi i vaksinuar she perseri duhet ber testi anti covid plus duhet te mbash maske atehere perse e bere vaksinen ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?