Rriten shpresat...rrezet e diellit mund ta vrasin koronavirusin brenda 30 minutave

23 Qershor 2020, 16:14| Përditesimi: 23 Qershor 2020, 16:20

  • Share

Rrezet e diellit mund ta vrasin koronavirusin brenda 30 minutave.

Ky është përfundimi i një studimi amerikan, i cili vjen në prag të rritjes së temperaturave në Evropë dhe stinës së verës.

Virologët kanë zbuluar se rrezet e fuqishme ultravjollcë mund të shkatërrojnë për gjysmë ore 90% të Covid-19.

Ndërkohë, në vjeshtë, rrezeve të diellit i'u duhet një orë e 17 minuta për të vrarë virusin.

Periudha e efektivitetit të rrezeve të diellit ndaj virusit zgjatet edhe më shumë në muajin mars.

Sipas studimit, në këtë muaj koronavirusi shkatërrohet brenda 3 orëve.

Studimi, i kryer nga Dr. Jose-Luis Sagripanti, një ish-virolog i ushtrisë amerikane, dhe Dr. David Lytle, një ish-virolog i qeverisë së SHBA, është publikuar në revistën amerikane.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?