Kim Jong Un duke inspektuar testimet raketore të ushtrisë së Koresë së Veriut

Rriten tensionet mes dy Koreve, Veriu provokon përsëri, bllokon sinjalin GPS të avionëve dhe anijeve! Jugu ankohet në OKB

9 Nëntor, 08:28| Përditesimi: 9 Nëntor, 08:31

  • Share

Seul- Koreja e Veriut lëshoi ​​bllokuesit GPS të premten dhe të shtunën, duke ndikuar në operacionet e një numri të panjohur anijesh dhe avionësh privatë të Koresë së Jugut.

Kjo është bërë e ditur nga ushtria e Seulit. Shefat e Përbashkët të Shtabit të Koresë së Jugut (JCS) kanë paralajmëruar anijet dhe avionët që operojnë në zonën e Detit Perëndimor, të tregojnë kujdes për shkak të bllokimit të sinjalit GPS të shkaktuar nga Koreja e Veriut.

JCS i kërkoi Koresë së Veriut të ndalojë menjëherë këtë provokim dhe paralajmëroi Phenianin se do të mbahet përgjegjës për pasojat e këtyre veprimeve.

Tensionet midis dy Koreve janë rindezur që kur Veriu filloi të dërgojë balona që përmbajnë mbeturina dhe jashtëqitje njerëzore kundër Jugut në fund të majit, duke bërë që Koreja e Jugut të rifillojë transmetimet propagandistike përmes altoparlantëve.

Që nga fillimi i muajit të kaluar, ushtria e Koresë së Jugut ka zbuluar përpjekje të tjera për të ndërhyrë me sinjalet GPS rreth kufirit, megjithëse me intensitet më të ulët emetimi të frekuencave radio se sa përpjekjet e tjera të Phenianit që datojnë në maj dhe qershor.

Ekspertët e aviacionit kanë vënë në dukje se fushata e balonave të hedhura nga veriu, lëshimet e raketave dhe shfaqja e fundit e teknikave të "mashtrimit" të GPS janë duke rritur rreziqet në hapësirën ajrore të Koresë së Jugut, duke komplikuar operacionet e linjave ajrore.

Shqetësimet e shkaktuara nga fushata e balonave përkeqësohen më tej nga sinjalet gjithnjë e më të dukshme të ndërhyrjes GPS. Ndërmjet 29 majit dhe 2 qershorit, rreth 500 avionë dhe qindra anije përjetuan probleme me GPS, raportoi qeveria e Koresë së Jugut, e cila paraqiti një ankesë pranë ICAO, organit aeronautik të Kombeve të Bashkuara, i cili tashmë ka paralajmëruar Korenë e Veriut të ndalojë këto aktivitete. /La Repubblica/

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?