Kosova & Rajoni

Rriten tensionet në Serbi/ Studentët bllokojnë rrugët, përplasen me policinë

12 Prill, 18:12| Përditesimi: 12 Prill, 18:27

  • Share

Tensionet janë rritur në Serbi të shtunën përpara një mitingu në mbështetje të presidentit populist Aleksandër Vuçiç, ndërsa ai u zotua të rimarrë kontrollin pas muajve të tërë të protestave masive kundër korrupsionit që kanë tronditur kontrollin e tij të fortë mbi pushtetin.

Në kryqëzimin në lagjen Sestovo në Novi Pazar të Serbisë ka ndodhur një incident me policinë, kur studentët tentuan të bllokojnë nisjen e një autobusi me mbështetës të partisë së Aleksander Vuçiç, SNS-së për në një tubim në Beograd.

Studentët kishin bllokuar kryqëzimin për të penguar largimin e autobusit. Ata brohorisnin “A nuk ju vjen turp?”, “Turp të keni”. Ndërsa siç shihet në videon e mëposhtme, policët i tërhiqnin disa qytetarë nga duart e këmbët. Ndërkohë, policia serbe i largoi të mbledhurit nga rruga dhe mundësoi kalimin e autobusit.

Mbështetësit e pushtetit në Serbi kanë nisur tubimin “Ne nuk heqim dorë nga Serbia” që është thirrur nga presidenti serb, Vuçiç.

H.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?