Tregu i pasurive të paluajtshme në bregdetin e Lezhës ka njohur rritje të ndjeshme gjatë pesë viteve të fundit. Pavarësisht çmimeve të cilat janë dyfishuar, interesi nuk ka rënë. Përkundrazi gjithnjë e më shumë shfaqen investitorë të huaj.
***
Në pesë vitet e fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në zonën bregdetare të Lezhës ka njohur një rritje të ndjeshme. Aktualisht një apartament buzë detit, në Shëngjin dhe Kune shkon nga 1200 deri në 2000 euro për metër katrorë.
Sipas ekspertëve të tregut imobiliar dhe ndertuesve, çmimet janë ndikuar nga disa faktorë si kostoja e lartë e ndërtimit, përdorimi i arkitekturës moderne dhe mbi të gjitha rritja e kërkesës për investime në AirBNB.
“Interesi më i madh shënohet gjatë stinës së verës, ku kryesojnë blerësit nga Kosova, por gjithnjë e më shumë po shtohen edhe investitorë nga Çekia, Polonia dhe vendet nordike, të cilët e shohin bregdetin e Lezhës të favorshëm për investime”, thotë agjenti imobiliar Gentjan Marku.
Ekspertët parashikojnë se çmimet e apartamenteve do të vijojnë të rriten edhe në vitet e ardhshme, ndaj periudha aktuale ështe e favorshme për investime.
Përveç Shëngjinit, ku ndërtesat moderne po shtohen me ritme të shpejta, edhe zona e Tales po përjeton një bum kërkesash për apartamente pranë detit.
Komente
