Rritet çmimi i duhanit dhe cigares elektronike nga viti i ardhshëm, 5 lekë më shumë për paketë! Buxheti parashikon 520 mln euro nga akciza

26 Dhjetor 2022, 18:03| Përditesimi: 26 Dhjetor 2022, 18:42

  • Share

Duhanpirësit në vitin 2023 do të paguajnë më shtrenjtë konsumin e përditshëm të cigareve, madje edhe nëse zgjedhin produkte alternative siç janë cigaret elektronike. Referuar paketës fiskale 2023 dhe në kuadër të planit 5-vjeccar të qeverisë për të nxitur uljen e konsumit të duhanit, nga 1 janari, çmimi për 1 mijë fije cigare do të rritet në 7 mijë lekë nga 6 mijë e 750 lekë që është aktualisht. Çka do të thotë se shqiptarët do të paguajnë në vitin 2023, 5 lekë më shumë për çdo paketë cigare që do të blejnë.

Edhe produktet alternative, cigaret elektronike do të paguajnë akcizë për herë të parë. Ndërkohë, për ekspertët e tregut, qeveria duhet të rrisë kontrollin ndaj tregimit informal të duhanit.

Pedagogët e Universitetit Bujqësorë të Tiranës, më herët për “Report TV” deklaruan se nga rritja e çmimit të duhanit shpëtohen jetë njerëzisht.

“Shqipëria ka relativisht akcizën më të ulët në rajon dhe në zonën e BE. Edhe direktivat e BE tregojnë se vnedi ynë duhet ta rris akcizën. Konsumi i duhanit ka sjell varfërim të atyre që janë në shtresën e mesme, ku janë përfshirë rreth 60 000 perosna. Po ashtu, diku te 30 000 jetë mund të shpëtohen nëse akciza duhanit rritet 7-8 apo 10%”, tha pedagogu Drini Imami.

Por importuesit kryesorë të duhanit I kanë paraprirë rritjes së çmimit duke shtuar sasinë e futur në vend. Sipas INSTAT në nëntor u importuan 319 tonë duhan, niveli më i lartë i viteve të fundit. Në buxhetin e 2023 qeveria planifikon të grumbullojë 59 miliardë lekë apo gati 520 milionë euro nga akcizat, ku peshën më të madhe pritet ta mbajë ajo mbi duhanin. Edhe gjatë këtij viti të ardhurat ngha akciza e duhanit ka zënë peshë të rëndësishme, ku për 11 muaj rezulton se u importuan nga jashtë gati 2 mijë e 900 tonë duhan.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?