Nga data 5 prill i këtij viti, tre bashkitë që furnizohen me ujë nga Ndërmarrja e Ujësjellësit të Lezhës do të kenë çmime të rritura të furnizimit me ujë për familjarët. Një vendim i fundit i Entit Rregullator të Ujit i publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare, parashikon që çmimi i ujit për të gjitha njësitë që bëjnë pjesë në këtë ndërmarrje të jetë i rishikuar dhe të mbetet në fuqi deri në fund të vitit 2025.
Aktualisht, qytetarët e njësisë së Lezhës paguajnë sot 58 lekë/m3 për ujin, teksa ERRU ka vendosur që çmimi i ri të jetë 65 lekë/m3 pra gati 12% më shumë.
Kategoria e vetme ku është rishikuar në rritje çmimi është ajo e familjarëve ndërkohë që për institucionet publike dhe bizneset ERRU ka lënë në fuqi tarifat ekzistuese prej 135 lekë/m3 dhe 145 lekë /m3 edhe pse nga ana e ndërmarrjes në aplikimin për çmimet ishte kërkuar rishikim i këtyre çmimeve.
Më shumë do të paguajnë edhe familjet e Kurbinit që nga 5 prilli çdo m3 ujë do ta paguajnë 45 lekë. Tarifa aktuale në fakt është 30 lekë/m3 për familjarët çka tregon se rritja është thuajse me 50 për qind. Për klientët publikë pra institucionet dhe bizneset ERRU ka lënë në fuqi tarifat aktuale prej 80 dhe 120 lekë/m3.
Për Mirditën, ku përfshihen Rubiku dhe Rrësheni, ERRU ka vendosur që familjarët të paguajnë çdo metër kub ujë me një tarifë 45 lekë teksa tarifa aktuale është 30 lekë, pra 50 për qind më shumë. Teksa për furnizimin me ujë ka rritje vetëm për familjaret, vendimi i ERRU për ndërmarrjen e Lezhës sjell rishikim në rritje për të tre kategoritë sa i takon shërbimit të kanalizimeve të ujit të ndotur.
Konkretisht për Lezhën për familjarët tarifa bëhet 19 lekë/m3 ujë nga 18 që është aktualisht, për bizneset 29 lekë dhe për institucionet 25 lekë teksa më herët për këta dy të fundit ishte 27 lekë dhe 22 lekë. Për Kurbinin, Rubikun dhe Rrëshenin tarifat e miratuara janë 15 lekë m3 për familjarët dhe 25 lekë për bizneset dhe institucionet.
Më herët ERRU miratoi një tjetër vendim që rishikonte çmimin për Vlorën dhe ku familjet nga shkurti paguajnë 33 për qind më shumë sesa më parë.
Ta gezojne pjeprin e dehur
PërgjigjuNqse do te kete uji 24 ore le ta risin por te mos kete uje dhe te ritet cmimi eshte e pa pranushme.
Përgjigju