Rritet fluksi në Portin e Durrësit, rreth 120 mijë udhëtarë në 2 javët e para të gushtit

22 Gusht, 16:25| Përditesimi: 22 Gusht, 16:29

  • Share

Rreth120 mijë pasagjerë kanë udhëtuar përmes portit të Durrësit në gjysmën e parë të muajit gusht. Kjo shifër është 4 për qind me e lartë nëse e karahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku numri numri ishte 116 mijë pasagjere.

Referuar të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës,  tragetet e linjës Durrës-Bari/Ankona kanë transportuar 73, 701 pasagjerë në hyrje dhe 47, 109 pasagjerë në dalje gjatë periudhës 1-5 gusht 2024. 

Ndersa ne gjysmen e dyte te ketij muaji fluksi është përqëndruar në dalje, pasi emigrantët po largohen drejt vendeve të tyre të punës në Itali. Tragetet vazhdojnë lundrimet e dyfishta, ndërsa në terminal janë hapur 26 sportele për të përballuar fluksin e udhëtareve.

Po ashtu rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve, trailerave dhe kamionëve të përpunuar në Terminalin e Trageteve. Përgjatë gjysmës së parë të muajit gusht numërohen 32,797 automjete dhe 3,950 kamiona dhe trailerë.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?