Drejt Punës

Rritet interesi i të rinjve për arsimin profesional në Lezhë, dega më e kërkuar Hoteleri-Turizëm

2 Gusht 2022, 17:39| Përditesimi: 2 Gusht 2022, 17:41

  • Share

Nevoja e tregut të punës, çdo ditë e më shumë po rrit interesin e të rinjve drejt arsimit profesional në qytetin e Lezhës. Regjistrimet për vitin e ri shkollor kanë nisur në shkollën profesionale "Kolin Gjoka" në Lezhë dhe interesi i nxënësve që kanë përfunduar arsimin 9-vjeçar duket mjaft i lartë, sidomos në degën “Hoteleri- Turizëm”, e cila vijon të jetë më e kërkuar. 

“Nxënësit vijnë nga i gjithë rajoni i Veriut, por Lezha dominon me numrin e prurjeve. Deri më tani interesi më i lartë ka qenë “Hoteleri-Turizëm” dhe “Teknologji Informacioni” por nuk ngelen mbrapa dhe tre drejtimet e tjera”, u shpreh Drejtor i Shkollës "Kolin Gjoka", Bardh Dedgjonaj.

Brenda ambienteve të shkollës profesionale në Lezhë do të ngrihet dhe një restorant për zhvillimin e praktikave profesionale të nxënësve. Në shtator do të hapë dyert edhe konvikti i ri.

“Këtë vit në shkollë do hapim një kuzhinë dhe do bëjmë një restorant që të jetë dhe drejtimi me mundësi praktikash jo vetëm në të gjitha bizneset e mrekullueshme të Lezhës por edhe në shkollë. Risia tjetër është edhe konvikti I  ri që do të jetë më standardet më të larta”, vijon ai.

Për vitin e ri shkollor është shtuar edhe numri i kategorive të nxënësve për përfitimin e bursave, duke ju ardhur në ndihmë dhe atyre që nuk kanë mundësi financiare për të ndjekur shkollën.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?