Kultura

Rritet interesi për turizmin kulturor në Lezhë, kryesojnë holandezët! Tek memoriali i Skenderbeut 15 mijë vizitorë për 7 muaj

22 Gusht 2024, 16:28| Përditesimi: 22 Gusht 2024, 16:36

  • Share

Lezha nuk njihet vetëm për plazhet por dhe për pasurinë e madhe historike dhe kulturore. Kryesisht vizitat nisin në memorialin e heroit kombëtar në qendër të qytetit e më pas duke eksploruar kalanë mesjetare dhe muzeun etnografik. Mes tyre, memoriali i Gjergj Kastriotit është më i vizituari, ku numërohen rreth 15 mijë turistë në 7 muajt e parë të këtij viti.

Përpos shqiptareve të Kosoves, interes për memorialin e Skëndërbeut kanë patur dhe shumë turistë të huaj, ku numrin më të lartë të tyre e zënë holandezët.

“Këtë vit ka më pak shqiptarë dhe më shumë të huaj, janë kryesisht nga Holanda. Numri i të huajve është më i madh se i vendasve. Theksoj se vjet kemi pasur 18 mijë vizitore gjithë vitin, ndërsa tani për 7 muajt e parë te vitit janë 15 mijë vizitorë”, tha Paulin Zefi pergjegjes i trashegimise.

 

Bashkëpunimi me agjensitë turistike dhe promovimi që i po i bëhet në vazhdimësi Lezhës, duket se ka ndikuar në këtë bum turistik gjatë këtij viti.

R.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • kimete ahmeti: 26/03/2025 14:06

    Pershendetje stafi Memorialit te Skenderbeut ne Lezhe,pyetja ime:orari kur eshte i hapur Memiriali dhe çmimi i buletes per hyrje? Ju flm.nese ne pergjigjeni mua dhe nje grupi grash nga Kosova qe duam te bejme vizite atij vendite Shenjte!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?