Pandemia theu akullin mes prindërve dhe psikologëve. Gjatë këtij viti roli i psikologut në shkolla është parë i domosdoshëm. Prej tre vitesh, psikologia Orsjola Miha jep shërbimin psikologjik pranë shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit”. Ajo tha se është vënë re një ndërgjegjësim ku nxënësit kërkojnë ndihmë e psikologëve
“Pandemia i ka prekur të gjitha familjet. Pranë shërbimit psiko-social në shkolla, edhe në shkollën ku jemi duke folur aktulisht ka pasur mjaft raste të nxënësve që e kanë kërkuar vetë shërbimin dhe shumë raste të tjera që janë referuar nga prindërit ose nga vetë mësuesit. Në varësi të individit që e ka evidentuar i pari problematikën e fëmijës”,tha Miha.
Psikologia tregoi se gjatë karantinës është dhënë shërbim në dy variante.
“Gjatë periudhës së karantinës, nga marsi deri në fund të muajit maj, shërbimi psiko-social e ka ofruar shërbimin tek nxënësit dhe tek komunitetet ku ata punojnë në dy varante. Në variantin e parë ka qenë komunikimi i drejtpërdrejtë i psikologut apo i punonjësit social me nxënësit e shkollave që ata kanë mbuluar që rastet kanë qenë në vijimësi dhe kanë komunikuar. Dhe varianti i dytë i ofrimit të shërbimit ka qenë përmes “Këndit të Psikologut” që ishte një platformë e cila u iniciua nga Ministria e Arsimit, ku raste të ndryshme, jo vetëm të qytetit të Tiranës, shkruanin shqetësimin e tyre dhe linin një numër kontakti dhe konktaktoheshin në telefon nga psikologu që caktohej”, tha Miha.
Pandemia ndoshta shërbeu për të krijuar një qasje tjëtër ndaj psikologut dhe jo vetëm për fëmijët.