Foto ilustruese

Rritet me 30% kapaciteti i terapisë intensive në spitalin e Shkodrës, stafi pajiset me shtretër e respiratorë

30 Qershor 2020, 19:46| Përditesimi: 30 Qershor 2020, 19:47

  • Share

Në spitalin Rajonal të Shkodrës është rritur me 30 % kapaciteti i terapisë intensive, përmes shtretërve dhe pajisjeve si monitorët, respiratorët, shiringat elektrike, pompat e infuzionit, Cpap, etj.

Komiteti Teknik i Ekspertëve po ndjek strategjinë e hetimit epidemiologjik, të gjurmimit të rasteve, izolimit të rasteve të konfirmuara dhe kontakteve të tyre në mënyrë që të kufizohet sa të mundet përhapjen e infeksionit.

Kujtojmë se Shkodra është një nga zonat më të nxehta në vend për sa i përket përhapjes së koronavirusit. Shkodra ka 156 raste aktive dhe është në vend të tretë pas Tiranës dhe Durrësit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?