Rritet me 60% numri i personave me pagesë papunësie! Në 2020 u regjistruan 21 mijë punëkërkues më shumë

21 Mars 2021, 08:17| Përditesimi: 21 Mars 2021, 08:34

  • Share

Mbyllja e ekonomisë si pasojë e pandemisë COVID-19, nxori të papunë rreth 43 mijë qytetarë, ndërkohë që ka rritur shumë edhe numrin e qytetarëve që janë regjistruar si punëkërkues. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, në fund të muajit dhjetor 2020 ishin të regjistruar në zyrat e punës 91.452 qytetar ose rreth 21 mijë më shumë se në vitin 2019.

Nga ana tjetër në tre muajit e fundit të vitit të kaluar është rritur me 60% numri i qytetarëve që marrin pagesë papunësie ka arritur në mbi 6 mijë në tremujorin e fundit të 2020, nga 2,652 që ishte në të njëjtën periudhë të 2019.

Pagesa e papunësisë në vitin 2020 ishte sa 50% e pagës minimale në vend, ose 13 mijë lekë, por me vendim të qeverisë kjo shifër dyfishohet deri në përfundim të pandemisë.

Sipas shifrave ka pësuar rritje edhe numri i qytetarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike si pasojë e pandemisë. Konkretisht nga 21.994 persona që ishin në tremujorin e katërt të 2019, në vitin e kaluar kjo shifër arriti në 28.944 persona.

Pandemia nuk ka lënë pa prekur edhe moshat e reja, që janë të punësuar kryesisht në sektorin e shërbimeve, bare e restorante. Në fund të 2020, janë regjistruar si punëkërkues 5.563 persona të grupmoshës 16-29 vjeç më shumë se në 2019.

PUNËKËRKUES TË REGJISTRUAR  NË TOTAL

T4 2019             70.524

T4 2020             91.452

Diferenca        +20.928

PUNËKËRKUES 16-29

T4 2019            15.372

T4 2020            20.935

Diferenca         +5.563

 

PËRFITUES TË PAGESËS SË PAPUNËSISË 

T4 2019             2.652

T4 2020              6.051

Diferenca         +3.399

PUNËKËRKUES ME NDIHMË EKONOMIKE     

T4 2019            21994

T4 2020            28944

Diferenca         +6.950

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shaban: 21/03/2021 09:00

    Kot Mundohet Rama te na mbushe mendjen se do hape 300,000 vende pune kur pune kerkues jane vetem 91000.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?