Udhëtimi me tren duket një histori nga e kaluara, megjithatë rritja e çmimit të naftës e për pasojë kostos së udhëtimit mund të bëjë që qytetarët ta mendojnë këtë alternativë.
Sektori i hekurudhës në Shkodër ka rikthyer në punë trenin e linjës Shkodër-Laç, çdo të martë në orën 06:00 dhe kthimi në orën 12:45. Çmimi i biletës vajtje-ardhje është vetëm 150 lekë dhe udhëtimi zgjat 2 orë.
“Hekurudha Shqiptare ka vënë në dispozicion një tren për besimtarët. I cili do të kryejë këtë destinacion Shkodër –Laç dhe anasjelltas. Çmim Shkodër-Laç vajtje është 95 lekë, ndërsa Shkodër-Laç dhe anasjelltas është 150 lekë të reja”-tha Astrit Pasha, Shef Sektori në Hekurudhën.
Hekurudha Shkodër-Vorë ishte një nga hekurudhat që ndërtoi regjimi komunist në Shqipëri në vitin 1985. Ajo fillonte që nga stacioni hekurudhor në Vorë e përfundonte në Shkodër. Prej vitesh ky sektor ka degraduar, ndërsa linja Shkodër-Laç përdorej në 98 për qind të rasteve për transportin e mallrave.
Cdo gje ka vendin dhe rendesine e vet.Portet duhen per mallrat,por dhe per turistet.Jemi pak prapa ne kete drejtim krahasuar me komshinjte rreth e rrotull,ne fakt jemi prapa ne cdo drejtim.Dikur Durresi ka qene porti me i rendesishem dhe me i madh ne Perendim i Bizantit dhe Otomaneve.Aeroporte kemi pasur para LIIB me shume se nje,por me pas Enveri i coi per skrap ne Jugosllavi,besoj se u konsiderua dicka borgjeze e luks i panevojshem per nivelin socio-ekonomik te shumices se popullsise te asaj kohe.Rruge po ndertohen e riparohen ,por hekurudhat jane shume mbrapa.Investime kane filluar,por nuk jane mjaft,nuk mbulojne cdo cep te vendit.Hekurudha ka dhe te miren qe mund t'a perdoresh ne vend te kamionit per mallrat dhe kushton me lire,ngarkon me shume dhe nuk ndot ekosistemin si kamionet.Te shohim cdo beje qeveria.
PërgjigjuTrenat ne te gjithe boten jan me te ptoferuarit per udhetim.Qeverria jon ka hedhur hapin me te madhe se kemba,kerkon te ndertoje porte e aureporte .
Përgjigju