Bota

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid19 në Itali, 552 raste të reja në 24 orët e fundit

7 Gusht 2020, 19:29| Përditesimi: 7 Gusht 2020, 19:32

  • Share

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me Covid19 në Itali. Sipas informacioneve zyrtare, në 24 orët e fundit ka pasur 552 raste të reja, ndërsa ditën e djeshme janë infektuar 402 persona.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar gjithsej në 249.756 persona.

Ndërkohë tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga virusi Covid19.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?