Foto ilustruese

Sot 17 viktima me COVID-19 në Kosovë dhe 294 raste pozitive! Prishitna dhe Peja numrin më të lartë të të infektuarve në vend

15 Dhjetor 2020, 16:06| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 16:16

  • Share

Gjatë 24 orët e fundit janë shënuar 294 raste pozitive me COVID-19 dhe 17 viktima.

Numri i rasteve të reja në raport me ditën e djeshme është ulur pasi dje janë shënuar 329 persona të infektuar.

Shqetësues paraqitet fakti që numri i viktimave në vend gati është trefishuar në krahasim me dje, kur kanë humbur jetën 5 persona dhe sot 17.

Qytetet më të prekura vazhdojnë të jenë ato të ditëve të fundit me në krye Prishtinën, Pejën, Drenasin dhe Podujevën.

Pavarësisht se dita e sotme ka qenë një ditë e keqe për sa i përket viktimave si pasojë e koronavirusit, Kosova duket sikur po e përballon pandeminë më së miri. Sipas zëvendëskryeministrit të vendit Besnik Tahiri Kosova nuk e ka të nevojshme të ndërmarri masa të reja shtrënguese, pasi mjaftojnë këto të cilat janë në fuqi aktualisht. Në një mëndje me të bie dhe ministri i shëndetësisë Armend Zemaj.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?