Ekonomi

Rritet në treg çmimi i miellit, shtrenjtohet edhe buka me 10%! Qytetarët: 20 lekë më shumë! Përpunuesit: S’ka grurë nga jashtë

7 Shtator 2021, 15:31| Përditesimi: 7 Shtator 2021, 20:10

  • Share

TIRANË- Në Shqipëri është rritur cmimi i bukës dhe prej ditësh furrat po shesin me cmim deri në 10% më të lartë. 

“Gazetarja: A është rritur çmimi i bukës këtu tek ju?

Furra Bukës: Është rritur çmimi i bukës me 10 lekë, sepse është rritur edhe çmimi i miellit”. 

Qytetarët po e blejnë bukën me 10 deri në 20 lekë më shumë se javën e kaluar, duke shkuar deri në 90 lekë një bukë, në varësi edhe të peshës dhe llojit të bukës.

“Është shtrenjtuar edhe buka deri në 20 lekë. me thënë të drejtën unë blej miell dhe ai ishte shtrenjtuar. Unë 25 kilogram një thes e merrja 1300 lekë tani e marr 1400 lekë. 

Po është shtrenjtuar me 10 lekë.

Është rritur çmimi i bukës me 10 lekë, nga 60 lekë ka shkuar në 70 lekë”, shprehen disa qytetarë. 

Por çfarë po ndodh me këtë treg?

Report Tv u interesua pranë shoqatës së Prodhuesve të Bukë, të cilët thonë se rritja e cmimit të bukës është reflektuar si pasojë e shtrenjtimit të miellit në treg, dhe i produkteve të tjera, si vaj apo margarina. 

“Po është shtrenjtuar mielli, me 4-5 lekë për kilogram”, pohon një shitës në një pikë shumice mielli në Tiranë.

Por duket se xhepat e shqiptarëve do të rëndohen edhe më shumë. Adi Haxhiymeri, nga Shoqata e industrisë së përpunimit të miellit thotë se rritje e çmimit do të vijojë edhe në javët në vijim dhe mund të arrij deri në 20%.  Sipas Haxhiymerit shtrenjtimi i miellit ka ardhur si pasojë e luhatjeve në bursën ndërkombëtare, pasi është ulur prodhimi i grurit me 20 milionë ton më pak, nga të cilat 15 milionë ton më pak i ka Rusia nga ku edhe furnizohemi.  1 ton grurë është shtrenjtuar me të paktën 130 dollar, nga 220 dollar që ishte në muajin tetor, duke shkuar në vlerat 350-360 dollarë për ton.

Ulja e prodhimit të grurit ka ardhur si pasojë e thatësirës dhe përmbytjeve që ndodhën në disa vende të Evropës thotë ndër të tjera përfaqësuesi i një prej kompanive të miellit në treg. 

Përpos miellit dhe çmimit të bukës, operatorët e tregut paralajmërojnë një rritje të shpejtë të çmimit të makaronave.

Duke qenë se ka mungesë në bursën ndërkombëtare, Haxhiymeri pohon se çmimi i grurit të fortë ‘durum’ që është lënda e parë për makaronat është rritur me 100%. Një shtrenjtim i tillë sipas tij nuk kishte ndodhur kurrë më parë, por në një situatë të tillë ku fuqitë botërore kanë ulur prodhimin shtrenjtimi i produkteve është i pashmangshëm. 
 

Ora 19:56
'Le të na e presin bukën, mos të hamë fare', qytetarët në Vlorë të indinjuar me rritjen e çmimit: Është e papërballueshme, pensioni s'na del as për ilaçe

Çmimi i bukës nëpër furra është rritur me 10 deri në 20 lekë nga java e kaluar. Shkak për këtë është bërë shtrenjtimi i miellit, si pasojë e mungesës së grurit që importojnë nga jashtë. Përpunuesit e miellit paralajmërojnë se shumë shpejt do të rritet edhe çmimi i makaronave.

Ndërkohë qytetarët në Vlorë shprehen shumë të indinjuar për rritjen e çmimit dhe nënvizojnë se kjo nuk është e drejtë pasi të gjitha çmimet janë duke u rritur dhe po bëhen të papërballueshme. 

'Le të na e presin bukën dhe të mos hamë fare, po ç'është kjo që na rrisin çmimin e bukës në këtë periudhë që jemi ne. Unë marrë 96 mijë lekë pension, as për bukë thatë nuk më del se marr ilaçe'- u shpreh një qytetar. 

'Shumë gabim, ne nuk kemi mundësi sepse edhe pensionet, janë shumë të ulëta, nuk se do rritet vetëm buka, por janë rritur çmimet në përgjithësi.'- tha një tjetër.

'S'është e përballueshme, të gjitha janë rritur, fruta perime janë rritur të gjitha'- tha një tjetër qytetar.

Sipas tyre këtë punë e ka shteti në dorë, ndërkohë që pensionistët shtojnë se nuk ja dalin dot më shumën që ato marrin.

'Këtë punë e ka shteti në dorë se ne nuk kemi gjë, se ai është privat e merr miellin sado dhe e shet sa do. Është gjynah të shesësh bukën 1200 lekë, shumë shtrenjtë, me pensionin tim 160 mijë lekë s'ia dal dot'- tha një qytetar.

'Për ibret, as bukë s'do hamë, s'është e përballueshme.'- u shpreh qytetari.

'Ç'a do na dalë ne me 130 mijë lekë që marrim të blejmë bukën apo ilaçe'- tha një qytetar.'Nuk është e drejtë, pagat janë shumë të ulëta, është gjynah nga Zoti sidomos për ne pensionistët'- u shpreh një qytetar.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • haha: 07/09/2021 17:00

    keta kokelopat ne shqiperi hane dhe shume buke si do ja bejne?! cmimin ja ngriten dhe peshen ja ulen, dy here gol ... mos u merzitni se mire e keni nisur

    Përgjigju
  • Populli: 07/09/2021 14:43

    Dale dale se skeni pare gje akoma thoshte Ramiz Alia.

    Përgjigju
  • Bravo: 07/09/2021 14:42

    Shqelmin ne fyt se keshtu jo do e ju votojne me shume. Taktika enverit do te rroje e mbretetoje edhe 100 vjet te tjera. Po rrogat jane rritur ndopak, apo çe deshe ate pune!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?