Foto ilustruese

Rritet numri i bizneseve, Ministrja e Financave: 3.4% më shumë se viti i kaluar! Masat mbështetëse kanë ndikuar pozitivisht

24 Gusht 2022, 16:46| Përditesimi: 24 Gusht 2022, 16:48

  • Share

Një raport i publikuar nga Ministrja e Finacave dhe Ekonomisë tregon një rritje të numrit të bizneseve krahasuar me sezonin veror të vitit të kaluar si dhe nga janari i këtij viti.  

Ibrahimi, përmes një postimi në Instagram publikuar bilancin e bizneseve në korrik të vitit 2021 dhe 2022 si dhe të ecurisë së bizneseve nga janari i këtij viti dhe aktualisht.

Në dallim nga viti i kaluar, në korrik të vitit 2022 janë 124,550 biznese aktive, një rritje prej 3.4% krahasuar me vitin e kaluar. Si rezultat, në total vendit tonë i janë shtuar nga viti i kaluar 4,111 biznese te reja aktive.

Viti 2022 ka qenë gjithashtu pozitiv për klimën e biznesit në Shqipëri, referuar postimit të Ibrahimit, pasi nga janari i këtij viti rezulton një rritje e numrit të bizneseve me 7% më tepër.

Deri në fund të vitit 2021, janë shtuar 8,130 biznese më shumë.

‘Më shumë biznese të reja

Masat mbështetëse dhe lehtësuese që kemi marrë po ndikojnë pozitivisht në klimën e biznesit.

124,550 biznese aktive ishin në Korrik 2022

+ 3.4 % krahasuar me korrikun 2021 (4,111 biznese më shumë)

+7 % krahasuar me numrin e bizneseve në fund të 2021 (8,130 biznese më shumë.)’- shkruan Ibrahimi në Instagram bashkëngjitur me shifrat e publikuara.

Postimi i Ibrahimaj në Instagram

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?