Rritet numri i infektimeve me COVID-19 në qarkun e Gjirokastrës, laboranti: Të rinjtë më të prekurit nga kjo valë

15 Shkurt 2022, 11:48| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 12:17

  • Share

Kurba e infektimeve me COVID-19 sa vjen e rritet në qarkun e Gjirokastrës kjo për shkak të mos respektimit të protokollit nga personat e infektuar të cilët dalin lirshëm në qytet dhe nuk zbatojnë karantinën. Kështu është shprehur laboranti pranë NJVKSH Gjirokastër Arenc Brahimi.

Sot ne Gjirokastër regjistrohen 289 raste aktive me Covid-19. Më të prekurit nga kjo valë e infektimeve me koronavirus janë të rinj.

“Viti 2022 ka shënuar një rritje të infektimeve me COVID-19 në Gjirokastër. Deri në këto momente janë gati 600 persona, kryesisht grupmoshat e reja. Deri më tani nuk është shënuar asnjë viktim. Shumica e personave të infektuar nuk i kanë respektuar masat anti-COVID.”, tha ai.

Brahimi shtoi se deri më tani pavarësisht rritjes së infektimeve nuk është mbyllur asnjë klasë, apo shkollë.

“Deri më tani s’kemi asnjë klasë të mbyllur, apo shkollë. Ka nxënës të infektuar dhe mësuese, por janë pak dhe nuk është bërë pengesë në vazhdimin e procesit.”, u shpreh ai.

Edhe pse nga ana e NJVKSH Gjirokastër është lajmëruar shpesh herë që personat duhet të rijnë të izoluar për të ndërprerë zinxhirin e transmetimit, kjo nuk  është marre parasysh nga këta te fundit. E ndërsa interesi për kryerjen e vaksinës është ne nivele tepër të ulëta pasi një përqindje e larte e banoreve është prekur nga virusi dhe ka imunitet për një periudhe kohore.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?