Temperaturat e larta të ditëve të fundit, dhe konsumimi i ushqimeve të pakontrolluara ka shtuar numrin e pacientëve në Pediatrinë e Beratit.
“Si çdo herë në stinës së verës rritet numri i pacientëve, sidomos nga ushqimet e pakontrolluara dhe nga virozë me temperatura të larta deri në 41 gradë që shoqërohet me të vjella, dhe raste të tjera në temperaturë rebele ndaj antipiretikëve. Në fundjavë ka shumë raste”, thotë mjeku pediatër.
Shefi i Repartit të Pediatrisë në Spitalin Rajonal Berat, mjeku pediatër Vladimir Kumaraku, thotë se në fundjavë numri pacientëve ka arritur në 150.
“Numri i vizitave nuk bie nën 50 në ditë, ndërsa në fundjave kanë shtuar në 150 vizita”, tha Kumaraku.
Nga intoksikimet janë më të prekur fëmijët e shkollave fillore, ndërsa virozat moshat deri në 4 vjeç.
“Fëmijët e viteve të para të shkollës, për helmime, ndërsa për virozat janë mosha 0-4 vjeç”, shprehet mjeku.
Mjeku pediatër ka edhe një apel për prindërit.
“Familjarët të kontrollojnë ushqimet që konsumojnë fëmijët ushqime të mira, të tregohet kujdes me akulloret që konsumohen”, tha mjeku.