Foto ilustruese

Rritet numri i të infektuarve me COVID/ Italia mbyll diskotekat në të gjithë vendin!

16 Gusht 2020, 19:34| Përditesimi: 16 Gusht 2020, 19:38

  • Share

ITALI- Qeveria italiane ka vendosur që të mbyllë diskotekat dhe lokalet e natës për shkak të rritjes së numrit të të prekurve me koronavirus.

Vendimi është marrë gjatë pasdites së sotme dhe hyn në fuqi nga e hëna e 17 gushtit ku do të ketë efekt të paktën deri më 7 shtator.

Një vendim që përflitej prej ditësh dhe që u zyrtarizua pas mbledhjes me videokonferencë të Ministrit të Shëndetësisë dhe drejtuesve të rajoneve. Por jo vetëm kaq në Itali do të ketë edhe shtrëngim të masave sa i përket mbajtjes së maskave.

Mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme edhe në ambiente të hapura ku është e pamundur që të ketë distancim fizik.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?