Foto ilustruese

Rritet numri i të shëruarve nga COVID-19 në Shqipëri, mbi 400 persona kanë fituar betejën me koronavirusin

26 Prill 2020, 08:37| Përditesimi: 26 Prill 2020, 09:05

  • Share

TIRANË- Numri i të infektuarve ka pësuar një rritje të lehtë që sipas ekspertëve vjen si rezultat i masave lehtësuese, megjithatë parë në një këndvështrim pozitiv, rritje ka pësuar edhe numri i personave të shëruar. Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se numri i pacientëve që kanë fituar betejën me koronavirusit janë mbi 400.

"Kalon mbi 400 numri i të shëruarve", shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit Edi Rama

Aktualisht, në Shqipëri rezultojnë 712 të infektuar nga 7015 teste të kryera në total. Ditën e djeshme janë konfirmuar pozitiv 34 persona, nga të cilat 18 raste kontakte të punonjësve në fasoneri dhe 4 të tjerë në burgun 313-të, 6 të tjerë efektiv policie në qytetin e Kukës, e ndërsa harta e të prekurve u shtri për herë të parë në Mat.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?