Një vajzë 22-vjeçare ka vdekur nga plagët e marra në Festivalin Astroworld, i cili e çoi numrin në nëntë viktima. Në një konferencë shtypi të mbajtur të enjten, avokati James Lassiter zbuloi se Bharti Shahani, 22 vjeç, vdiq të mërkurën mbrëma pasi mori pjesë në Festivalin Astroworld të Travis Scott në Hjuston.
Studentja e Universitetit të Teksasit, Shahani po merrte pjesë në festival me kushëririn dhe motrën e saj më të vogël.
‘Bharti ishte një yll i ndritshëm në komunitet," tha Lassiter. 'Ajo ishte një motër, një vajzë, një studente me arritje të larta gati për t'u diplomuar në Universitetin A&M të Teksasit me premisa dhe potencial të mëdh.’
Shahani mori pjesë në festival me kushëririn e saj, Mohit Bellani dhe motrën e saj, Namrata. Ata humbën kontaktin me njëri-tjetrin gjatë lëvizjes intensive të turmës, e cila do të çonte në tragjedi. Ata e përshkruan momentin intensiv të kaosit kur humbën Shahanin.
‘Sapo një person ra, njerëzit filluan të rrëzoheshin si domino. Ishte si një gropë thithse. Njerëzit po binin njëri mbi tjetrin. Ishin si shtresa trupash në tokë, si dy njerëz të bashkuar. Ne po luftonim që të ngjiteshim në majë dhe po përpiqeshim të merrnim frymë për të qëndruar gjallë.', deklaruan të afërmit e viktimës dhe dëshmitarët e ngjarjes tragjike.
Një fondacion online ‘GoFundMe’ u krijua për të ndihmuar Shahanin dhe familjen e saj me shpenzimet e spitalit.
Koncert tragjik i reperit të njohur në çdo cep të globit, Travis Scott i mori jetën 8 personave të cilët ishin duke e ndjekur javën e kaluar. Menjëherë pas këtij lajmi tronditës, nëpër rrjete sociale janë shpërndarë një mori videosh dhe dëshmish të personave të cilët kishin qenë pjesë e koncertit dhe kishin mundur t’i shpëtonin turmës. Sipas tyre, por edhe gjykuar nga pamjet filmike të ekspozuara duket se reperi ka vijuar koncertin pavarësisht sitautës kaotike që po ndodhte në koncert. Pikërisht për këtë arsye janë shtuar një sërë akuzash duke e etiketuar Scott si person të papërgjegjshëm dhe antinjerëzor. Një vëmendje të veçantë mori edhe një postim i vet këngëtarit në rrjetin social Twitter ku u shprehu familjarëve ngushëllimet për jetët e humbura si dhe lutjet e tij për ta. Postimi i Scott vijon me mbështjetjen e tij finanaciare dhe morale për viktimat.