Rritet numri i vajzave me kancer në qafën e mitrës! ISHP për Report Tv: Çdo vit 40 vdekje dhe 130 raste të reja! Nxitoni të bëni testin, nëse kapet në kohë kurohet

28 Janar 2022, 15:19| Përditesimi: 28 Janar 2022, 15:46

  • Share

Kanceri i qafës së mitrës zë vendin e dytë si shkaktari i vdekjeve tek gratë. Për Report Tv mjekja gjinekologe Mimoza Keta u bën thirrje grave të bëjnë testin e Human Papiloma virus, që kap në kohë sëmundjen dhe shpëton jetë.

Çdo vit rreth 40 gra në vendin tonë humbin jetën si pasojë e kancerit në qafën e mitrës dhe diagnostikohen 130 raste të reja me këtë sëmundje. Shqetësuese për mjeken gjinekologe Mimoza Keta, është ulja e moshës së të prekurave me Human papilomavirus dhe kjo vjen si rezultat i raporteve seksuale të pa mbrojtura.

“Vë re se është rritur edhe numri i vajzave të reja të cilat drejtohen me Papiloma virusdhe kjo vjen si rezultat i raporteve seksuale të pa mbrojtura. Faktori trashëgues. Nëse nëna, motra, halla, tezja kanë rezultuar me kancer në qafën e mitrës shume e rëndësishme është kryerja e ekzaminimeve”, tha doktoresha Keta.

Teksa tregon simptomat e kancerittë qafës së mitrës, mjekja Keta ubën thirrje grave që të paktën një herë në 2 vjet të bëjnë kontrolle për praninë e këtij virusi, i cili nëse kapet në kohë,është krejtësisht i kurueshëm.

“Ankesa kryesore që kanë është dalja e mishrave, lythave të vegjël që mbulojnë buzët e organeve gjenitale. Kambana e alarmit është sekrecioni i gjakosur sidomos pas raportit seksual dhe kjo i tregon gruas drejtohu tek mjeku.

Gratë duhet të bëjnë vizitë gjinekologjike një herë në vit dhe njëherë në 2 vjet një paptest”, tha mjekja gjinekologe, Mimoza Keta.

Kanceri i qafës së mitrës zë vendin e dytë si shkaktari i vdekjes tek gratë, ndërsa janë më shumë se 120 tipe të papillomavirus që mund të kapen lehtësisht nëpërmjet testit të posaçëm, shërbim që tashmë ofrohet edhe në të gjitha qendrat shëndetësore.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?