Foto ilustruese

Rritet numri i vetëvrasjeve për shkak të pandemisë, në Japoni emërohet një ministër vetmie

23 Shkurt 2021, 14:04| Përditesimi: 23 Shkurt 2021, 15:09

  • Share

JAPONI- Një gjë e pazakontë ka ndodhur në Japoni, ku kryeministri Yoshihide Suga ka emëruar një ministër vetmie.

Ky pozicion sapo është krijuar dhe i emëruari është Tetsushi Sakamoto .

Vendim nga kryeministri i vendit ka ardhur, si pasojë i shtimit të numrit të vetëvrasjeve në vend, i cili është rritur ndjeshëm gjatë vitit të fundit edhe për shkak të pandemisë.

Ndërkohë një arsye tjetër e cila është kthyer në një shqetësim për Japoninë është ulja e lindshmërisë.

"Unë do të doja që ju të shqyrtonit çështjen dhe të krijoni një strategji gjithëpërfshirëse," i tha kryeministri japonez ministrit të tij të ri të Vetmisë.

Megjithatë Japonia nuk është vendi i parë në botë i cili emëron një ministër vetmie pasi në vitin 2018, një pozicion i tillë është krijuar në Britaninë e Madhe.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?